Me plazhe të bukur, niveli i ulët i krimit dhe bukuri natyrore të shtrirë, ishulli i Tuvalusë është një arratisje ideale në Paqësorin e Jugut. Por ndryshe nga ca ishuj aty pranë, nuk është frekuentuar nga turistët.
 
Në fakt, ka qenë vendi më pak i vizituar në botë në vitin 2016, sipas një raporti të botuar nga Organizata e Kombeve për turizmin botëror. Vetëm 2 mijë njerëz e kanë vizituar grupin e ishujve që përbëjnë Tuvalunë më 2016-ën, 1 mijë më shumë sesa në 2014 –ën.

Tuvalu është bërë një vend për të studiuar efektet e ndryshimit klimaterike. Nivelet e detit janë rritur shumë dhe Kombet e Bashkuara e renditën si një nga ishujt që ka më shumë gjasa të zhduket në oqean në shekullin 21.

Shumë banorë të Tuvalusë kanë ikur drejt Zelandës së Re dhe vendeve të tjra në Paqësorin e Jugut, nga frika se shtëpitë e tyre do të shkatërrohen nga niveli i ujërave.

Vizitorët në ishull mund të mbërrijnë atje përmes Air Fiji ose disa opsioneve të pakta për të shijuar bukurinë e largët në këtë parajsë ishullore.