Ka një arsye se pse Italia renditet si një nga destinacionet më të vizituar në botë. Në fakt ka shumë arsye. Bukuria elegante, rrugicat çlodhëse, integrimi fantastik i antikes me modernen, të gjitha këto kontribuojnë te magjia. Nëse je duke fluturuar në pistat e Dolomiteve apo po merr rreze në bregun e Amalfit, ja 10 çaste kuintesencë që çdo udhëtar duhet t’i përjetojë


1.Shih një shfaqje në amfiteatrin grekë të Taorminës
I shpallur si një nga vendet më të bukur për të udhëtar më 2016 –ën. Kalo disa ditë duke shëtitur nëpër enotekat vullkenike përreth ishullit dhe më pas drejtohu për në Taormina. Një pikë pushimi i preferuar i Greta Garbo-s, Pablo Picasso-s dhe D.H. Lawrence-it, qyteti historik mburret me amfiteatrin grek të shekullit të tretë pas Krishtit. i vendosur lart në kodër me pamje nga deti, ende përdoret për koncerte të muzikës klasike dhe rrok, edhe sot e kësaj dite.

2.Mësoni të bëni tiramisu në bregun e Amalfit
Qyteza antike mbi shkëmb e Sorrentos duke sikur varet mbi detin Tirene, duke e bërë një nga pikat më mahnitëse në bregun e Amalfit. Mes xhirove buzë detit ndaluni në Tavernën e Vjetër B&B, një pallat modest i shekullit të 18 –të me një tarracë me pamje nga deti që ka shkollën personale të gatimit. Pasi të keni mësuar si të bëni ravioli Caprese dhe tiramisu me një shef të vërtetë, standardet për gatimin e mirë italian do ju ndryshojnë menjëherë.

3. Bëni ski në Dolomite
Përse të zgjidhni Dolomitet për udhëtimin e radhës të skive? Është një rrugë e lehtë ( për të mos thënë magjepsëse) nga aeroporti i Milanos Malpensa dhe do merrni shumë aventurë dhe kulturë nga i njëjti udhëtim. Campitello di Fassa (popullsia: 741) është një fshat i këndshëm europian skish, me shtëpiza në anë të malit, hotele çlodhës dhe me çmime të përballueshme dhe çka është më e rëndësishme me akses në Belvedere-Col Rodella-Pordoi Pass, zona më panoramike për ski dhe më miqësore me turistët.

4.Përhumbu në Trastevere

Kryeqyteti i hatashëm i Romës qysh prej fundit të ’90, lagja kompakte e Trasteveres nuk më është lajm. Por kjo nuk ia pakëson sharmin. Rrugicat me kalldrëm bëjnë zigzage mes bareve me dritë qirinjsh, librarive antike dhe restoranteve me yje Michelon. Në sheshin Santa Maria zhonglerë dhe mjeshtër të buratinëve argëtojnë turmat pas darke, Caffe di Marzio ofron përvojën esenciale të bareve romane: një energji autentike, birrë e lirë dhe plot mundës për argëtim të netëve vonë.

5.Fli në një hotel shpellë në Matera
Vendosur në takën e çizmes së Italisë dhe tri orë në lindje të Napolit, qyteti i vogël i Materës nuk ka asgjë në ofertat kulturore si Firence apo ndjeshmërinë e modës së lartë të Milanos. Por shpellat primitive gëlqerore, në anë të një kodre, datojnë prej epokës së Bronzit. Arkeologët i quajnë vendbanimet e para njerëzore të vendit. Dhe për 250 euro mund të kaloni natën brenda tyre.

6.Zhytuni në burimet me ujë të ngrohtë të Toskanës
Të njëjtët minerale mund ta bëjnë tokën ideale për rritjen e rrushit dhe përgjegjëse për një nga gjërat e famshme të rajonit: burimet me ujë të ngrohtë. Të shpërndara në periferinë e pyllëzuar ka pishina me ujë të ngrohtë, me avull dhe të pasura me sulfur ku vendasit mblidhen gjatë gjithë vitit për t’u kredhur. Saturnia ( hyrja e lirë) është më e famshmja, gjendet në fund të një kodre në Maremma; për një kohë më të gjerë, udhëtoni një orë e gjysmë në fshatin mesjetar të Bagno Vignoni, që është i ndërtuar rreth një rezervuari të madh vullkanik.

7.Shëtisni në kopshtet  Boboli
Nisur në shekullin e 16 –të, kopshtet Boboli, në tiparet dalluese të familjes Medici, janë të shënjuara nga një dizajn i sofistikuar, me nivele tarracash, sheshe të gjelbëruar me qiparisa, një guvë e mbushur me statuja, një shatërvan i Neptunit ( i ngjashëm me atë në Piazza Signoria) dhe një kanal. Kaloni një pasdite të plotë për të shëtitur kopshtet dhe statujat ekzotike.

8.Hyni në Galerinë e Milanos  Vittorio Emanuele II
Prada, Gucci, Versace, Louis Vuitton…janë të gjithë aty. Por ky sallon eterik i mbuluar me xham është antiteza e çdo qendrë tregatere luksoze ku keni psonisur deri më tani. çatia lejon dritën të derdhët brenda dhe lart ka plot suita hoteli dhe një hark triumfues mermeri përbalel;t direkt me katedralen e Duomos, mbase e vetmja strukturë në Milano më mbresëlënëse se vetë Galeria.

9.Qëndro në Villa d’Este
Një orë në veri të aeroportit të Malpensës, ky resort madhështor është një nga xhevahiret e portofolit të hoteleve më të mirë në botë. Është pikërisht në Liqenin e Komos, shpërndarë në 25 akre me një spa me frymëzim Zen, kopshte të epokës së Rilindjes dhe një kurs golfi me 18 gropa. Megjithëse ka qenë hotel prej vitit 1873, ndërtesa origjinale daton në vitin 1568, si shtëpia verore e Kardinalit dhe sot dhomat luksoze me pamje nga liqeni janë arratisje e përsosur për udhëtarë që kërkojnë të zhyten në bukurinë natyrore të vendit. Këtu mund të merrni me vete edhe kafshët tuaja të shoqërimit.

10.Festo Karnavalet në  Venecia 
Pavarësisht periudhave të shtypjes në shekujt 18 dhe 18, balloja dy javore legjendare e Venecias –gjatë së cilës mijëra figura të mbuluara me maska të pikturuara bredhin lirshëm në rrugët dhe sheshet e zbukuruar – ka ecur fort, në një formë a tjetrën qysh prej vitit 1162. Këtë vit festimet nisin më 23 janar dhe ofrojnë një pamje të shpirtit festiv të qytetit me performancat në rrugë, banketet, paradat dhe konkursin e maskave. Kur nuk je duke gërmuar në dyqanet e maskave, thjesht bridh - është një nga kënaqësitë më të mëdha të këtij qyteti të çuditshëm e magjik.