Në Pallatin Taj në liqen, në  Udaipur të  Indisë, ti dhe shpirti yt binjak mund të lundroni në një nga destinacionet më romantike në botë. Ky pallat lundrues në mes të liqenit Pichola është ndërtuar nga  Maharana Jagat Singh II  më 1746 –ën si një pallat kënaqësie dhe sot është një hotel luksi me pesë yje si edhe një lokacion i famshëm për televizionin dhe filma, me xhirime të ndryshme në seriale e filma.

Pallati është i vendosur  përballë Pallatit të madh të qytetit në Udaipur dhe  gëzon 360 gradë të pamjeve të liqenit dhe qytetit nga pika e tij në ujërat e qeta. I restauruar më  1960 –ën, hoteli përfshin 66 dhoma dhe 17 suita.

E nëse mezi pret t’i vendosësh këmbët në tokë të thatë të shkosh e të vish ng a hoteli është vetëm një udhëtim i shkurtër me taksi uji.

Kur nuk je duke kaluar kohën ë suitën e bukur, hoteli gjithashtu ofron një pishinë të plotë për të notuar, joga, një bar në tarracë, restorant dhe një spa në varkë. Sepse gjithçka është më e mirë në vakë.

Nëse planifikon të qëndrosh në pallatin lundrues dhe të trajtohesh si  anëtar i familjes mbretërore, përgatituni të paguani shumën mbretërore. Dhomat kushtojnë nga  590 dollarë  deri në mbi  7.700 dollarë nata, në varësi të përmasës dhe llojit të dhomës që vendosni të rezervoni.