Stabiliteti në rritje dhe shtigjet me gorillat e rralla malore të rajonit e kanë bërë Ruandën një destinacion edhe më tërheqës për turistët. Dhe hapja e një bujtine të re ekologjike, Bisate Lodge, po e shton joshjen edhe më.
I vendosur pranë Parkut Kombëtar Vullkanik, akomodimi u jep vizitorëve akses të lehtë në aktivitetet e përditshme si ngjitjet malore me guidë dhe ecjet në natyrën e parkut, si edhe takime me gorillat vendase, majmunët e florinjtë, çakejtë me vija, buajt dhe elefantët.

Ndërtesa e re, që është pjesë e ofertave të Wilderness Safaris, është një koleksion me vetëm 6 vila pyjore që qëndrojnë brenda një amfiteatrit të një koni vullkanik të shpërthyer, duke ju dhënë pamje spektakolare nga çdo qoshe.
Shumë të famshëm kanë përdorur pseudonime që i lejon ata të qëndrojnë në hotel dhe jashtë vëmendjes.
Nga vilat e tyre, vizitorët mund të shohin vullkanet Karisimbi, Bisoke dhe Mikeno, ndërsa pjesa e jashtme e secilës vile është krijua nga një larmi materialesh që përzihen me rrethinat natyrore.

Hapur në qershor të këtij viti, ndërtesa ekologjike është e dedikuar për të ndihmuar mbrojtjet e gorillave të famshme të zonës dhe habitatin e tyre. Projekti i tyre i ripyllëzimit ka parë afro 15 mijë pemë vendase të mbjella në zonë. Vizitorët madje janë të ftuar të mbjellin pemën e tyre në fidanishten e ripyllëzimit gjatë qëndrimit të tyre.
Ruajtja është një temë serioze në bujtinën Bisate. Edhe llambadarët në qilarin e verës janë të punuara nga 258 shishe të ricikluara xhami.

Secila vilë ka një dhomë gjumi, një sallon pritjeje, një banjë, një oxhak qendror dhe një kuvertë private nga ku mund të shijohen pamjet e peizazhit vullkanik. Përmes vilave, vizitorët mund të shijojnë dekorin e bërë nga vendasit dhe materialet plot ngjyra në tekstile që mund t’i gjeni në tregjet nëpër vend.
 
Lëkurët bardhezi të lopëve bëjnë kontrat me të gjelbrën energjike, ndërsa gurët vullkanikë janë përdorur në oxhakët e vilave. Çmimet nisin nga 1100 dollarë nata dhe përshijnë akomodim, vakte, pijese vendase, aktivitetet në bujtinë dhe Wifi.