Parisi dhe Barcelona janë fantastikë për t’u vizituar. Problemi i vetëm? Të gjithë mendojnë kështu. Në vend të kësaj, mbajini për vete të gjitha peizazhet në ndonjë prej vendeve më pak të vizituar. Ja ku keni shtatë shtete të botës që sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi turizmin botëror kanë pasur numrin më të vogël të vizitorëve, nga një parajsë polinezie te një thesar i fshehur europian.

Lihtenshtejni  (69,000 vizitorë)
I strehuar mes Zvicrës dhe Austrisë, Lihtenshtejni është shteti i gjashtë më i vogël në botë. Por mos u gaboni nga përmasat e tij – me kështjellat përrallore, peizazhin malor dhe një histori magjepsëse mbretërore, ky vend ka plot për të ofruar. Vendi nuk ka aeroport, kështu që vizitorët duhet të ndalen në Zyrih, që është fare pranë.

Tuvalu (2,000 vizitorë)
Nëse plazhet e fshehtë me tablo të përsosur janë ato që kërkon, atëherë mos kërkon më larg sesa ky rrip prej 9 ishujt të mrekullueshëm të vendosur mes Havait dhe Australisë. Me temperaturat e buta të Tuvalusë, ujërat e bruzta dhe rërën e artë, është e vështirë të besohet se kjo parajsë ishullore ka pasur vetëm 2 mijë vizitorë vitin e kaluar.

Belize  (386,000 vizitorë)
Rrënojat Maja, një shkëmb befasues i gjatë 200 milje dhe pyje tropikale të dendur jaën disa nga arsyet pse ta vizitosh këtë vend kaq pak  të vizituar të Amerikës Qendrore. Ata që janë në kërkim të adrenalinës në veçanti do  ju pëlqejë bredhja në xhungël, zhytja me scuba, e famshmja Gropë e Madhe Blu, xhirot me kuaj nëpër kodra dhe kanotazh nëpër lumenj.

San Marino (60,000 vizitorë)
Lërini pas turmat e turistëve në Toskanë dhe drejtohuni nga ky vend i vogël ( ka një popullsi me 30 mijë banorë) në veri të Italisë për të marrë të njëjtat pamja të mrekullueshme, ushqim të shijshëm dhe verë ( ah, edhe psonisje pa taksa).

Sierra Leone (74,400 vizitorë)
Ky vend i Afrikës Perëndimorë ka bërë lajm gjatë krizës së Ebolës në vitin 2014, por është shpallur i sigurt dhe pa Ebolë prej marsit të  2016 –ës. Udhëtoni këtu, jo vetëm për të ndihmuar në përpjekjen e vendit për t’u rikuperuar, por edhe për të eksploruar plazhet me palma, kuzhinën e  shijshme vendase ( mendo: çomlek pikant, gjethe delli të skuqura  apo shumë peshk) si edhe banorë shumë miqësorë.

Moldavia  (121,000 vizitorë)
Enofilët, të mbajnë shënim; Republika e Moldavisë ka një traditë të pasur në bërjen e verës që daton në vitin 3000 Para Krishtit. Në fakt, enoteka  Milestii Mici  mban Rekordin botëror Guinness për koleksionin më të madh të verërave. Por ka më shumë sesa rrushi në këtë vend të vogël, (Megjithëse duhet ta provoni Chardonnay-në). Mes Ukrainës dhe Rumanisë, vendi njihet gjithashtu për manastiret dhe kodrat, të përsosura për një aventurë më biçikletë ( Por mos ngisni pasi keni pirë verë).

Butan (155,000 vizitorë)
Ky vend i vogël në Himalaje e mat pasurinë e tij (GDP-në) me lumturi. Gjithashtu mburret me manastire të bukur budiste, maja mbresëlënëse malesh dhe festa plot ngjyra. Udhëtimi drejt këtij vendi magjik nuk është i lirë; të gjithë vizitorëve u kërkohet të paguajnë një tarifë ditore prej 200 dollarësh ( ose edhe më shumë, në varësi  të sezonit); por kjo përfshin akomodim, ushqim, një tur me guidë dhe transport të  brendshëm.