Në ishullin e largët grek të Ikarias, njerëzit jetojnë gjatë. Rastet e kancerin, sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit janë të rralla, po ashtu edhe demencia. Dan Buettner ka udhëtuar në Ikaria me një ekip ekspertësh të jetëgjatësisë për të zbuluar se çfarë e bën këtë ishull një nga Zonat Blu të botës.
Topografia e ishullit, e fotografuar këtu në muzg, e bën aktivitetin fizik një pjesë të domosdoshme të stilit të jetës Ikarian. Banorët i djegin kaloritë vetëm duke ecur nga një vend në tjetrin, shumë herë në ditë.

Jeshillëqe dhe çajra bimorë
Kërkuesit kanë zbuluar se çajrat bimorë dhe më shumë se  100 varietete të jeshillëqeve të pasur me antioksidantë luajnë një rol të madh në dietën Ikariane. Disa nga çajet bimorë  të konsumuara zakonshëm nga vendasit  veprojnë si diurektikë që ulin presionin e gjakut.

Dieta Mesdhetare
Dieta e ishullit përbëhet nga shumë fruta të stinës dhe zarzavate, bishtajore, peshk dhe vaj ulliri. Këto e bëjnë të ngjashme me dietën Mesdhetare, që mund të reduktojnë shanset për sëmundje të zemrës dhe zgjat pritshmëritë e jetës me afro  6 vjet.

Ta marrësh jetën  me nge
Në përgjithësi vendasit kanë një  sens të ulët të urgjencës së kohës. Pak mbajnë ora dhe mbërritjet vonë janë të pranuara nga shoqëria. Të ulësh ritmet si çështje e stilit të jetës ka treguar se redukton artritin dhe të tjera sëmundje të moshimit.

Traditat familjare
Vendasit kanë ruajtur një stil jetese tradicional që ruan rëndësinë e familjes dhe lidhjet e forca sociale. Fëmijët duhet t’i takojnë gjyshërit çdo ditë, një gjest që përmirëson shëndetin dhe mirëqenien si të brezave të rinj ashtu edhe të moshuarve.

Stili i jetës për jetëgjatësi
Stili i jetës së ikarianëve  i ka ndihmuar të bëhen disa prej njerëzve më jetëgjatë në botë. Edhe tradita e kotjes së pasdites mund të kontribuojë në këtë jetëgjatësi. Gjumi i përditshëm ka treguar se zvogëlon rrezikun e sëmundjes së zemrës dhe gjasat për depresion dhe rrit lumturinë.
 
Fotografia: Gianluca Colla