Përbërësit për 4 persona:

400 gr pene 300 gr karkaleca 30 gr domate të thata Kripë, piper Pak spec djegës Për salcën e fëstëkëve 150 gr fëstëk të pastruar 2 gjethe borzilok 50 gr pana e freskët 70 gr vaj ulliri 2 thelpinj hudhër Kripë

Përgatitja:

Merruni së pari me salcën e fëstëkëve, duke përzier të gjithë përbërësit në frulator, deri sa të përftoni një masë kremoze. Nga ana tjetër, grini domatet e thata gjithashtu në frulator. Në një tigan vendosni pak hudhër, spec djegës dhe vendosni karkalecat. Zieni makaronat, kullojini dhe në enën e tyre përziejini me salcën e fëstëkëve, duke shtuar edhe pak nga uji i zierjes. Përziejeni mirë dhe shtoni karkalecat. Në fund, hidhni salcën e domateve të thata dhe shërbejini të nxehta.