Firma e këshillimit Mercer kohët e fundit ka nxjerrë një vëzhgim për kostot e jetesës, që gjithashtu përfshin informacion për vendet më shumë dhe më pak të kushtueshëm për të jetuar emigrantët. Qyteti më i  kushtueshëm del se është Hong Kongu, ku një filxhan kafeje  kërkon 8 dollarë.
 
Arsyeja? Vëzhgimi citon se dollari ka mbetur relativisht i  stabilizuar në zonë, ndërsa monedhat e tjera janë luhatur ndaj dollarit. Kombinuar edhe me çmimet e luhatshme të jetesës, na duhet të kemi ca të ardhura mënjanë për të jetuar mes ambienteve më fantastike të ushqimit, në botë. 

Ç’të bësh në Hong Kong

Argëtimet më të mira përfshijnë xhirot nëpër qytet, të shohësh horizontin, tempujt taoistë dhe sigurisht kuzhina.

Lista vijon me kryeqytetin e Angolës, Luana dhe Zyrihu, në vendin e dytë dhe të tretë, përkatësisht. Vëzhgimi përfshinte më shumë se 375 vende dhe renditja ishte i  kufizuar në  kostot e “produkteve bazë të shportës” (çmimet e ngrënies, artikujve të kujdesit vetjak, të ngrënët në shtëpi, akomodimi- pra, gjithçka që mund të gjeni në buxhet mujor. Hong Kongu gjithashtu është një nga pesë qytetete më të kushtueshëm për të jetuar në botë.