Lizzie Post, stërmbesa e Emily Post, autore bashkëprezantuese e “Awesome Etiquette Podcast”, i është përgjigjur disa pyetjeve mbi etiketën e të udhëtuarit nga një perspektivë mirësjelljeje. Ajo ka folur për shpinoret e ndenjëseve, t’i shtysh nga pas apo jo, mbështetëset e krahëve dhe fëmijët në avion. Ajo ka folur edhe për etiketën e qiramarrjes në kohë të shkurtër dhe e kthen vëmendjen te hotelet. Na ka rrëfyer sa të lëmë bakshish si edhe sa rrëmujë quhet e pranueshme!

Sa rrëmujë apo të pastër duhet ta lënë dhomën klientët? A duhet t’i ndreqin çarçafët?
Jo, varet nga ata; kjo është ajo që  bëjnë.

Sa përpjekje duhet të bëjë një vizitor?
Bëj atë që më kërkojnë të bëj; nëse më kërkojnë t’i lë peshqirët në dysheme, atë bëj. Sigurohem të jenë në stivë bashkë, për t’u ngritur lehtësisht. Nëse kam shumë mbeturina apo ushqim në kosh, përpiqem t’i paketoj e t’i hedh diku tjetër. Nuk përpiqem të bëj shtratin pasi e di që do e ribëjnë, sidoqoftë. Mund ta bësh, por nuk je e detyruar. Përpiqem të sigurohem që mobiliet të jenë ku duhet. Përpiqem ta bëj të duket disi siç dukej kur hyra.

Nëse lë rrëmujë të madhe, a ndikon kjo në shumën që duhet të lësh bashkish?
Atëherë do përpiqesha të lija më shumë bakshish. Nëse nuk mundem t’i lë gjërat në formë të mirë, sigurisht mund të kem përdorur çdo peshqir në dhomë, por nëse lë derdhje apo rrëmujë të gjërave që dëgjojmë të bëjnë të famshmit, atëherë do të lija një bakshish të mirë...por varet edhe nga buxheti yt.