Pesëdhjetë përqind e çifteve të martuar, rrëfejnë vëzhguesit në Korn Ferry se kanë një “mosmarrëveshje me partnerin/en për shkak se janë shumë të lidhur me punën, gjatë pushimeve.
 Ndërsa udhëtimi bashkë si një çift është i shkëlqyer për thellimin e marrëdhënies, të qëndrosh i lidhur me punën gjatë udhëtimit mund të ketë efekt krejt të kundërt. Të zgjedhësh të kontrollosh punën në vend  që të kalosh kohë përballë me partnerin mund të krijojë zënka.
“Por ata që duhet patjetër të kontrollojnë punën ndërsa udhëtojnë nuk kanë pse zgjedhin njërën apo tjetrën. Vendosni kufijtë dhe rregullat përpara se të niseni me pushime, të cilat do ju lejojnë të qëndroni në kontakt me punën, pa neglizhuar partnerin e udhëtimit.
Nga ata që i janë nënshtruar vëzhgimit, të anketuarit kishin gjasa të kontrollonin punën të paktën njëherë në dita gjatë udhëtimit. Arsyeja më e zakonshme për të punuar ndërsa janë jashtë ishte “tërheqja nga çështjet kritike”.
Përpara se të nisesh me pushimet, diskuto me kolegët dhe vendos një kohë kur do të jesh i disponueshëm, vetëm për emergjencat. Nuk ka pse të jetë më shumë se 15 minuta në ditë. Të dy pjesëtarët e çiftit mund ta përdorin këtë kohë për të ndërvepruar me ekranet përpara se të kthehen te njëri-tjetri.
Bëhet më e lehtë t’i qëndrosh kufizimeve të ekranit duke fikur butonin e njoftimeve nga e-mailet apo aplikacionet e punës. Ata që duan të detoksifikohen prej pajisjeve digjitale mund ta vendosin telefonin në opsionin ‘airplane’ për të eliminuar tundimet.
Hapi përfundimtar për të reduktuar kohën e punës është të vendosësh një mesazh se je me pushime, përpara se të nisesh. Ky e-mail mund njëherazi të shërbejë si informacion për dikë në zyrë, të lajmërojë kolegët se nuk je aty dhe t’i bëjë të gjithë xhelozë, ngaqë u duhet të punojnë kur ti po relaksohesh.