Ka njerëz që besojnë se përvojat më të mira të udhëtimit bëhen pasi dikush është i vendosur fort në karrierë dhe mund të përballojë udhëtime në të gjithë botën. Këta njerëz janë gabim. Të njëzetat mund të jenë dekada më përmbushëse në jetë për të udhëtuar. Je i vetëmjaftueshëm,  por ende shumë i hapur për të lejuar qëvendet e reja të të  ndryshojnë pikëpamjen për botën. Dhe, megjithëse udhëtarët në të njëzetat mund të mos qëndrojnë në hotele me pesë yje, ata mund të kenë mundësi që nuk janë të disponueshme për udhëtarët më të moshuar. Për ata që debatojnë një udhëtim nëpër botë, ja ku kemi 15 arsye për të të dhënë një shtysë. Rinia nuk duhet të çohet dëm!

1-    Truri juaj është ende në zhvillim.
Shkenca ka treguar se truri ynë është ende në zhvillim dhe ndryshime në mes të 20-ave. Kalojeni këtë kohë të jetës duke udhëtuar nëpër botë dhe përvojat që keni mund të formësojnë trurin dhe juve. Një nga ndryshimet më të mëdha që ndodhin është zhvillimi i inteligjencës emocionale. Ata që kanë mundësi të udhëtojnë dhe të identifikohen me kultura të tjera mund të zhvillojnë një kuptim më të nuancuar dhe global të dhembshurisë.
 
2-    Kushton më lirë
Shumë vende vazhdojnë të ofrojnë skonto për studentët. Ata që duan të udhëtojnë në hekurudhat e Europës mund të keni ulje deri në moshën 25 –vjeçare. Dhe ata që duan të qëndrojnë në hostele do të gjejnë çmime më të lira në moshë të re. Disa hostele madje e dhe vendosin kufij moshe kështu që nuk do të jetë e mundur kur je më i madh se 30 vjeç.

3-    Mund të shkosh për të pirë gjatë natës e të zgjohesh në qiell të hapur ditën tjetër

Sa më i madh në moshë, aq më shumë zgjat hangover-i.

4-    Është ende e pranueshme nga ana sociale të flesh në divan
Nuk ka të njëjtën joshje kur mbush 31 vjeç.

5-    Ke më pak përgjegjësi në shtëpi
Për shumë njerëz, të tridhjetat janë dekada, në të cilën ndodhin ndryshimet më madhore, si pronësia e një shtëpie dhe familja. Nëse mundesh, udhëto përpara se të kesh detyrime që ju mbajnë në shtëpi.

6-    Ke plot kohë të rikuperosh kohën e humbur në karrierë.
Do të jemi duke punuar deri sa të mbushim 65 vjeç. Sa më herë ta kesh përparësi udhëtimin, aq më shumë kohë do të kesh për të rikuperuar kohën e humbur në karrierë.

7-    Është më e lehtë të mësosh gjuhë të tjera kur je i ri.
Kur udhëton në një shtet të huaj, do të jetë më e lehtë të mësosh një gjuhë tjetër tani sesa pas 10 vitesh. Megjithëse shkencëtarët debatojnë arsyet e vërteta se pse është më e vështrië të mësosh një gjuhë me kalimin e moshës, shumë thonë se motivimi zbehet me moshë.

8-    Do të jesh më argëtues në festa
Asgjë nuk mund ta bëj një festë mbrëmjeje sesa një histori e gjallë nga rruga. Udhëtarët mund t’u dhurojnë festuesve rrëfenja sesi mbetën në Barcelonë pasi humbën trenin apo atë herë kur në një safari desh u shtypën nga një elefant.

9-    Mund t’i përdorësh aftësitë e fituara gjatë udhëtimit në karrierë
Në udhëtim mëson si të bësh një agjendë, t’i qëndrosh e të vendosësh përparësi mes shumë aftësive të tjera. Këto praktika vlerësohen nga punëdhënësit dhe duke i përmendur mund të të ndihmojnë të fitosh vendin e punës gjatë intervistës

10-    Do të kesh më shumë shanse
Korteksi paraballor i trurit, e lidhur me impulset e kontrollit, zhvillohet krejtësisht në të njëzetat e vona. Ata që udhëtojnë në të njëzetat e hershme kanë më shumë gjasa të kenë shanse dhe të provojnë gjërat të reja, nëpër botë.

11-    Ke mundësinë ta bësh udhëtimin karrierë.
Nëse nis tani udhëtimet, mund të përfundosh duke e kthyer në karrierë me kohë të plotë, duke punuar si guidë turistike, agjent udhëtimesh apo diçka edhe më fantastike.

12-    Mund të udhëtosh vetëm ose një grup
Në të njëzetat ke fleksibilitetin për të udhëtuar si të pëlqen. Je mjaftueshëm i pavarur për të udhëtuar vetëm, megjithatë ka plot kompani udhëtimesh që synojnë të krijojnë udhëtime në grup për individë nën 30 vjeç.

13-    Mund ta inkorporosh udhëtimin në edukimin tënd
Kur je në të njëzetat je mes diskutimeve për një Master dhe një udhëtimi rreth botës. Nuk keni pse zgjidhni mes të dyjave. Mund të gjeni Master jashtë vendit, në programe që ofrojnë edhe semestra apo edhe një vit.

14-    Është më e lehtë të bësh miq jetëgjatë.
Është më e lehtë të njohësh njerëz kur je i ri. Hostelet dhe baret shpesh organizojnë evente për t’i ndihmuar udhëtarët e rinj të njohin njëri-tjetrin. Dhe falë medias sociale, është më e lehtë të qëndrosh në kontakt me udhëtarë të tjerë nga bota.

15-    Do të të përkufizojë.
Psikologët vlerësojnë se 80 përqind e përvojave përcaktuese në jetë ndodhin para moshës 35 vjeçare. Ata që kanë prioritet udhëtimin në jetë do të kuptojnë se pjesam ë e madhee përvojave përcaktuese të jetë kanë ndodhur në udhëtim, që do të thotë se do të kesh rrëfenja fantastike për nipërit.