Tre alpinistë të pajisur me kostumet e  posaçme janë rrugës së  Mont Blanc, majës më të lartë të Europës Perëndimore. Maja e tij prej 4807 metrash qëndron ende 914 metra mbi ta. Pamja e tyre mbi majën e botës ka një masiv alpin të pudrosur me borë që shtrihet në Francë, Zvicër e Itali.
 
Unë dhe miku im ndajmë thuajse të njëjtën pamje epike që kanë edhe alpinistët, por jo të njëjtat flluska në këmbë apo rreziqe të çarjeve. Ndryshe prej tyre, kemi arritur në lartësinë 3777 metra me një xhiro 20 minutëshe me  teleferik nga qyteti resort francez i Chamonix-it tek ky direk vëzhgimi në Aiguille du Midi, një majë pranë   Mont Blanc.
 
Gondolat kanë pasagjerë hekurudhorë në lartësitë rrethuese nga Chamonix  prej vitit 1924. Aiguille du Midi u jep një shije se si është të jesh alpinist –por pa nevojën për çizme të kushtueshme ngjitjeje. Është bardhësi, ftohtë dhe erë e fortë, ndaj kemi ende nevojë për shtresa të ngrohta, krem dielli dhe syze të  errëta në korridorin e observatorit.

Përdorim Instagramin për të mbërthyer  të detyrueshmin “hap në zbrazëti” një kub qelqi në korridor që drithëron me spektaklin alpin nën këmbët tona.
 
Ndërsa alpinistët po furnizohen me çokollata energjike, ne shijojmë kafe të fortë dhe kem me çokollatë  në Le 3842, një nga restorantet më të lartë të Europës. Aiguille du Midi  ka gjithashtu muzeun më të lartë në botë.  I vendosur në një dhomë shkëmbore, thellë në male, Musée de l’Alpinisme Pointe shfaq foto dhe relike nga kohët e hershme të sporteve ekstreme si kërcimi në Bazë, për të cilin  Chamonix është konsideruar historikisht si një nga pikat më të mira.
 
Ngjitemi në teleferik për t’u kthyer në qytezë, me një vlerësim të ri për majat Alpine dhe njerëzit aventurierë që i eksplorojnë ato.

*Nga Mary Anne Potts/National Geographic Travel