Ka mënyra të ndryshme për të udhëtuar, por pushime të vërteta janë ato ku ke mundësinë të njihesh me kulturën e vendit ku shkon e për këtë, duhen pushime të gjata dhe të qeta. Unë zgjedh destinacionet më pak të dëgjuara, ku ka akoma autenticitet. Gjithmonë e më shpesh zgjedhim të bëjmë udhëtime të tilla, një tendencë që kohët e fundit ka marrë emrin slow tourism, mënyra e kundërt e turizmit të shpejtë e të organizuar, me orare të ngjeshura, për të parë sa më shumë vende në një kohë të shkurtër. Ja disa këshilla praktike që duhet të ndiqni kur të udhëtoni:

• Udhëto në vende më pak të njohura, por më origjinale dhe autentike!

• Nëse dëshiron të shkosh diku, lexo me kujdes informacionet e komentet e njerëzve që kanë qenë më parë atje.

• Mund të marrësh ide të shkëlqyera për udhëtime edhe nga librat, revistat, filmat apo dokumentarët.

• “Slow tourism” është një tendencë e kohëve të fundit për të përkufizuar atë lloj turizmi që është më i shtruar, çlodhës dhe i ngeshëm sesa planet e zakonshme për të parë sa më shumë vende brenda një kohe të shkurtër.

• Udhëtimet janë një rast i shkëlqyer për të pasuruar veten dhe shpirtin, duke njohur njerëz, vende dhe shije të reja.

• Të organizosh një udhëtim të zhvillon aftësitë organizative dhe nxit fantazinë.

• Një udhëtim interesant ju bën simpatikë para shoqërisë, pasi keni se çfarë të ndani me ta.

• Më mirë të qëndroni në “Bed&Breakfast”, sesa në hotel, pasi kështu jo vetëm kurseni, por shijoni më tepër lokalitetin që po vizitoni.