Me shumë  gjasa, tashmë e dini se pushimet në plazh janë çlodhëse, por ka një arsye shkencore se përse duhet të rezervoni  një arratisje buzë deti. Një studim i ri nga Universiteti Shtetëror i Miçiganit ka zbuluar se të jetosh në një vend ku keni mundësinë të shihni shumë hapësira blu, si uji, çon në nivele më të ulëta të ankthit psikologjik.

Kërkimi u fokusua në qytetin e Uellingtonit në Zelandën e Re dhe pa korrelacionin kur  njerëzit mund dhe nuk mund të shihnin oqeanin dhe sesi lidhej  kjo me të dhënat e tyre shëndetësore. Ata madje morën në konsideratë faktorë si mosha, gjinia dhe pasuria dhe sesi të jetuarit buzë detit ua përmirësonte shëndetin mendor.

Arsyeja? Sipas një prej bashkautorëve,  Amber Pearson,  truri mund të procesojë më mirë sfondet natyrore”- u shpreh ajo për Lonely Planet. “Sigurisht relaksi mendor është pjesë e qëllimit të udhëtimeve dhe pushimeve”.

Ndërsa studimi nuk ekzaminoi efektet e  periudhave më të shkurtra të kohës kaluar buzë ujit, shumë udhëtarë mund të argumentojë se tingujt, aromat dhe peizazhet e detit padyshim që evokojnë atë ndjesinë e “kohës në ishull”. Pearson ka pranuar se kërkimi vazhdon ende për ta parë sesi shqisat e tjera futen në lojë ( siç është të dëgjuarit e ritmit të dallgëve) në lidhje me efektet shëruese të ujit.