Bli pak paqe për mendjen

E shqetësuar nëse një vonesë avioni apo anulim do të të shkatërrojnë pushimet? Sigurimet

e Berkshire Hathaway’s AirCare (që nisin nga 34 dollarë) do të të rimbursojnë për vonesat më të gjata se dy orë, nëse humbet lidhjet për shkak të një vonese dhe nëse bagazhet humbasin për më shumë se 12 orë. Kompania gjurmon statusin e fluturimit tuaj automatikisht dhe mund të sigurojë pagesa të menjëhershme në llogarinë tënde PayPal. Nuk ke pse varesh nga linja ajrore për t’u informuar se kur ka një vonesë. Regjistrohu për lajmërime me mesazh ose e-mail, në një shërbim online që gjurmon fluturimet siç është  FlightStats ( falas për Android, iOS). Ose menaxhoni itinerarin me TripIt Pro ($49 viti; Android, iOS), që bën lajmërime të personalizuara.

Kap vendin e parë

Nuk do të paguash  ekstra për klasin ekonomik Premium dhe nuk doni të shpenzoni për një sedilje në hyrje, shumë para kohe? Atëherë shansi më i mirë është të regjistrohesh  në website ExpertFlyer, që lajmëron kur një sedilje bëhet e disponueshme, kështu  mund të hysh  dhe ta bësh tënden. Përdor hartat online të kabinës SeatGuru për të zgjedhur.

Kontrolloni që bagazhet e dorës të jenë vërtet të tilla

Disa transportues kanë nisur të vendosin një limit strikt të peshave  për bagazhet e dorës. Pra nëse do të shmangësh kontrollin në Gate ( dhe të paguash  për të ) të çantës , njihu me kufizimet e masave përpara se të dalësh nga shtëpia.

 Sytë tek produktet kozmetike

Lëngjet, produktet xhelatinoze, aerosolët që mund të mbash i në bagazhet e dorës duhet të jenë 29 mililitra dhe të vendosura në të çantë të vogël transparente.  

 Vishu mençur

Për të lëvizur nëpër aeroporte me lehtësi dhe të dalësh e rregullt nga një fluturim , zgjidh materialet pa rrudha, të punuarat apo të leshtat. Për fluturim gjatë natës një palë streçe apo xhinse  dhe një shall apo pulovër të mirë kashmiri do të ishte e pashmangshme, kur përballesh me të freskëtin e kabinës me ajër të kondicionuar.

Mëso ku do sorollatesh

GateGuru (falas në Android and iOS) do të të  ndihmojë të lundrosh  terminalet e afro 200 aeroporteve nëpër botë dhe të  të  tregojë se ku duhet të shkosh . Veçanërisht ndihmues gjatë një pushimi. Aplikacioni ka edhe një listë restorantesh dhe lehtësirash të tjera.

Qëndro online

Një llogari në Boingo do të të mbajë online në më shumë se 50 aeroporte nëpër glob. Dhe nëse krijon një profil me sigurues hotspot në shërbimin Passpoint Secure do të kesh  lidhje edhe më të shpejta në një numër më të madh aeroportesh.

Bashkoju klubit

Nëse po përballesh me një tranzit të gjatë apo një vonesë të shtyrë pafund, mund të sigurosh  një kalim një ditor në një sallë pritjeje për një shifër nga 25-50 dollarë me internet Wifi dhe ushqim. Ose merr në konsideratë një anëtarësim në një klub të pavarur, siç është Priority Pass ($99 në vit), që ka 700 salla pritjeje në të gjithë botën.