I vendosur në rajonin e vreshtave të Baja California, kjo pikë meksikane është një ide kreative e kampeve të tendave tipike. Mund të festosh ditëlindjen në hotel Campera,  në një tendë transparente flluskë në mes të vreshtave. Ju, partneri, një shtrat shumë i rehatshëm dhe afro 5 milionë yje. Si ju duket si një dëshirë ekstravagante ditëlindjeje?

Nëse nuk e keni dëgjuar, Baja është destinacioni i ri për të pasionuarit pas ushqimit dhe verës. Duke qenë se shumë rrugë janë të pashtruara dhe kantinat e verës janë ende të pazbuluara nga masat ka një qetësi krejt ndryshe nga çdo rajon tjetër vreshtash që keni vizituar.

Është një hotel flluskë
Një koleksion prej 10 flluskash shfaqen në vreshta, ky resort ekologjik i lejon të ftuarit të zhyten plotësisht në përvojën e vreshtave. Secila flluskë ka një shtrat të madh të rehatshëm me çarçafë luksozë dhe një banjë private të lidhur me dhomën. Fiesta, Fiesta!

Një përvojë e plotë gourmet

Me vreshtat atypari që prodhojnë të bardhë, të kuqe dhe rose, degustimi i verës nuk bëhet më origjinal sesa thjesht me një dalje jashtë flluskës. Nuk do i tregojmë kujt se sapo dilni nga shtrati, shkoni drejt degustimit të verës. Dimë të mbajmë sekret!

Ushqim dhe verë në Baja
Verë, verë, verë! Përfitoni nga kantinat e pabesueshme të Luginës së Guadalupes me një rrugë drejt Ruta del Vino. Hacienda La Lomita, Casa de Piedra dhe Viñas de Garza janë disa nga kantinat e cilësisë së lartë në Baja, por ka edhe shumë më shumë.