I vendosur në veri të Perusë në Ande, qyteza e Kuelap është shtëpi e disa e strukturave më mbresëlënëse arkitekturore në botë. Rrënojat e fortesës së Kuelap-it janë thuajse 1 mijë këmbë mbi nivelin e detit dhe fortesa origjinale mbulon afro 25 mijë milje katrorë, sipas fondit botëror të monumenteve.

Zona është e njohur si Machu Picchu i veriut, megjithëse është më e lashtë se qyteza inkase. Ishte dikur qendra politike e qytetërimit Chachapoyas në epokën 900 -1400 pas Krishtit.

Teleferiku është hapur  në mars. Ndërsa udhëtimi mbante një orë e gjysmë, tani mund të mbërrish për njëzet minuta, sipas agjencisë së lajmeve Andina. Mund të shijosh një pamje fantastike të vendit: Sistemi qëndron pezull në ajër në lartësinë 6560 këmbë dhe kalon mbi luginë.

Në luginën e shenjtë të Perusë të pret paqja
Lart në Ande shtrihet parajsa pjellore  ku ngrihej Perandoria Inkase, e cila, edhe sot, mbetet një nga asambletë thuaje hyjnore mes tokës dhe njerëzve të saj.