Budapesti qëndron mbi një mozaik prej afro 125 burimesh termale. Disa datojnë nga epoka romake, të tjera janë trashëgimi e sundimit turk dhe disa janë mrekulli të Art Nouveau. Ka gjithashtu edhe krijime  moderne.
Se cilën banjë termale zgjidhni është çështje shijeje dhe se çfarë kërkoni saktësisht; qoftë argëtim, kurim apo qetësim për diçka më serioze. Ja disa këshilla për t’i mbajtur mend kur vizitoni Budapestin dhe banjat termale!

Çfarë të dish përpara se të shkosh
Koha e hapjes dhe se kush është i mirëpritur varet nga dita e javës dhe koha. Shumë banja tani hapen natën gjatë fundjavës. Shumë banja kanë ditë për meshkuj dhe femra ndaras. Disa banja janë pak të ashpra nëpër  qoshe, por janë të pastra dhe uji ndërrohet vazhdimisht. Megjithatë merrni me vete një palë sandale plastike apo shapka, sepse edhe dyshemetë janë të rrëshqitshme. Pagesa për hyrjen nis me 2400 forinta hungareze,  që në teori ju lejon të qëndroni për dy orë gjatë javës dhe një orë e gjysmë në fundjavë.


Një vështrim nga brenda

Dizajni i pjesës më të madhe të banjave termale të Budapestit është i ngjashëm: një sërë pishinash termale të mbyllura, ku temperaturat variojnë nga e ngrohtë në të nxehtë, me dhoma avulli, sauna, pishina me ujë të akullt dhe dhoma për masazh. Disa kanë pishina të hapura me shatërvanë, spërka dhe vorbulla. Duke qenë termale disa janë të hapura gjatë gjithë vitit. Duke u varur nga koha e ditës së javës, banjat janë ose për burrat ose vetëm për gratë. Megjithatë ka ditë ku përzihen dhe disa banja si Széchenyi në parkun e qytetit për shembull që janë të hapura për burrat dhe gratë bashkë. Në ditët e seksit të vetëm apo të të njëjtit seks, burra zakonisht kanë pëlhura për t’u mbuluar nga mesi i poshtë dhe grave gjithashtu u jepen veshe, megjithëse përdorimi i rrobave të banjës është rritur edhe në ditët e ditëve të të njëjtit seks. Është e detyrueshme të veshësh kostum banjë në ditët e përziera: mund t’i merrni me qira për 1200 forinta nëse nuk keni me vete.
 
 
Disa banja u kërkojnë edhe meshkujve të përdorin kapuç noti: merreni me vete ose vishni plastikun që mund ta merrni aty për 200 forinta. Shumica e pishinave japin me qira edhe peshqirë, 1 mijë forinta, megjithëse me të dalë nga zona e pushimit ju jepet një shtrojë përthithëse.
Shumica e banjave termave ofrojnë një rang të plotë trajtimesh mjekësore si edhe shumë shërbime kënaqësie  si masazh, që kushton nga 3800-5000 forinta për 20-30 minuta, pedikurë, 3500 forinta dhe banjë në verë të kuqe për 8900 forinta. Duhet të specifikoni kur blini biletën!


Vendime, vendime
Se cilën banjë vendosni të vizitoni, është çështje zgjedhje, por mund t’i merrni në konsideratë këto më poshtë:
Banjat Rudas, Gellért, Veli Bej, Kiraly, Lukács, Széchenyi,  si edhe Danubius Health Spa Margitsziget.