Disa nga pasuritë më të mira të Portugalisë nuk janë aspak sekrete: vera, kështjellat mesjetare, dhjetëra recetat dhe shijet e merlucit...Por ka vende të tjera, gjëra dhe fakte jo fort të njohura dhe ua përforcojnë mendimin për ta bërë Portugalinë destinacion të udhëtimeve tuaja. Ja çfarë të keni në mendje herës tjetër kur të jeni duke biseduar me një vendas të destinacionit të shpallur si më i miri i vitit 2016. Sepse nëse ka ndonjë që e çmon pak histori të mirë, është një portugez.


Portugalia na ka dhënë çajin 
Domethënë jo çajin për të pirë, por janë përgjegjës për emrin që përdorim. Kur portugezët u njohën fillimisht me çajin në kinë, e quajnë chá. Takimi i parë i publikuar me çajin (nën emrin që e njohim dhe e duam sot) ishte më 1560 –ën nga misionari portugez Gaspar da Cruz. Portugalia i pari destinacion evropian ë nisi të pijë çaj — luajti një rol ë madh në prezantimin e pijes në destinacionet të tjera përgjatë itinerarit tregtar të saj në shekullin e 16-të.

Dhe Tempurën
Shumë mendojnë se tempura –pjatë me perime të skuqura në brumë dhe mish- e ka origjinën në Azi, duke marrë në konsideratë se shumë pjata gatuhen në atë mënyrë edhe sot. Por portugezët do jenë të parët t’ju thonë se kjo metodë vjen së pari nga Portugalia. Fjala tempura vjen nga “temperar” fjala portugeze që do të thotë “të gatuash”. Mund të gjesh lehtë fasule jeshile të zhytura në brumë dhe të skuqura që quhen peixinhos da horta, apo “peshq të kopshtit” në restorante nëpër të gjithë vendin. Ka teori që thonë se misionarët portugezë e spanjollë që udhëtuan nëpër Japoni në 1500 –ën çuan këtë metodë. Ndërsa historianët as e kanë pohuar e as mohuar këtë faktor potencial, është një nisje e  mirë bisede kur e gjen veten në një bar të rrethuar nga vendasit.

Portugalia është shteti-komb më i lashtë në Europë

Portugalia ka ruajtur kufijtë e saj origjinalë qysh prej vitit 1139, duke u bërë kështu shteti më i vjetër i Europës. Për ta vendosur në perspektivë, mjaft t’ju themi se Lisbona është aty katër shekuj më gjatë se Roma.

Është shtëpi e Librarisë më të vjetër
Libraria Bertrand është krijuar qysh më 1732. Mund të gjesh një copëz historie në lagjen Bairro Alto të Lisbonës. Libraria u shkatërrua në një tërmet që tundi qytetin më 1755-ën, por u lëviz në të njëjtën vendndodhje ku mund ta gjeni edhe sot, më 1773 –shin.

Sintra ka mikroklimë

Sintra është në qytet i vogël 30 minuta me makinë nga Lisbona, dhe është shumë i njohur për frymëzimin e përrallave të Hans Kristian Andersenit Me rrugët gjarpëruese malore, pallatet e mëdhenj dhe atmosferën baritore, nuk është edhe aq e vështirë të imagjinoni princër dhe princesha që i kalojnë ditët e tyre në malet e këtij qyteti resort kaq të populluar në kohët e sotme. Por më interesantja nga Sintra mund të jetë moti – zona është shtëpi e një mikroklime. Sintra është ndjeshëm më e freskët sesa Lisbona dhe ka më shumë re dhe mjegull, që mblidhet brenda e jashtë maleve duke krijuar rast për foto të mahnitshme.  Ky  mot i jep vendit edhe më shumë ndjesi përrallash.

Ka një festival ku të shtyjnë t’i hedhësh hudhra njerëzve
Në natën e 23 qershorit, portugezët dalin në rrugë për të festuar festivalin e Sao Joao. Ndërsa mund të gjeni kremtime në qytete përgjatë gjithë vendit, qyteti verior i Portos është tamam vendi ku duhet të jesh për festime. Festivali ka rrënjë pagane dhe ndjek një ritual antik vardisjeje –shumë i referohen festivalit si “festivali i dashnorëve”. Në këtë natë, do të gjeni njerëz që u gjuajnë me çekiçë plastikë ose u  hedhin hudhra atyre që u duken tërheqës.

Dallga më e madhe mbi të cilën dikush ka bërë sërf ndonjëherë ka qenë në bregdetin portugez

Në nëntor të 2011 –ës, sërfisti Garrett McNamara hyri në librat e rekordeve pasi rrëshqiti dallgën më të madhe të rrëshqitur ndonjëherë nga njerëzit. Dallga u mblodh në Nazare të Portugalisë dhe u ngrit në 24 metra.

Stacioni Hekurudhor São Bento ka qenë një manastir Benediktin
Nuk do gjeni stacione të tjerë trenash kaq të bukur. Kjo nyjë transportesh strehon pame magjepsëse të historisë portugeze në formën e paneleve me tjegulla apo azulejo. Por përpara se njerëzit të rendnin për të kapur trenin në këtë hapësirë, ka qenë një  manastir Benediktin. Manastiri u ndërtua në shekullin e 16 –të, por u rrënua gjatë një zjarri më 1783 –shin. U ndërtua sërish, por pasi ra sërish në trazira në shekullin e 19 –të Mbreti Karlos i vendosi ta përfshijë zonën si pjesë të rëndësishme të shtrirjes së rrjetit hekurudhor në Portugali. Mbreti vuri të parin gur të stacionit hekurudhor të Sao Bentos më 1900-ën.