Sigurohuni të bëni një kërkim përpara se të udhëtoni, kudo. Po, janë pushime, por për t’i shijuar duhet të kesh një plan se ku do fokusohesh në secilën ditë. Ja 11 gjëra për të ditur përpara se të shkoni!

1.Mos i kushto më shumë se dy ditë Pazarit të Madh!
Pazari i Madh është një nga pazaret më të vjetër dhe më të mëdhenj në të gjithë botën. Ka më shumë se 61 rrugë dhe mbi 3 mijë dyqane , ndaj mund të jetë shumë e lehtë të shpenzoni paratë dhe të ktheheni për të marrë të tjera. Në vend që ta kaloni të gjithë kohën duke bërë pazar, shihni pamjet e mahnitshme dhe vendet që Turqia ka për të të ofruar!

2. Kini kujdes ku hani mish!
Mos hani mish që shitet në rrugë nga shitës ambulantë. Sigurohuni të shkoni në restorantet dhe kafene ose pyesni stafin e hotelit për informacion ku mund të hash.

3. Bëni një itinerar përpara se të niseni!
Ka shumë vende të bukur ku mund të shkoni , por kjo nuk do të thotë të merrni kohë nga pushimet për të planifikuar. Sigurohuni të shihni: Cisternën, Xhaminë Blu, Hagia Sofia, Pazarin e Madh, Pazarin e Erëzave dhe Xhiron e Bosforit.

4.Merr me vete këmisha de bluza që mund t’i veshësh mbi njëra-tjetrën! Merr edhe një xhaketë të ngrohtë për stinën e freskëta!
Mund të jetë shumë nxehtë gjatë ditës dhe shumë ftohtë gjatë natës. Si edhe kontrolloni motin para se të niseni.

5. Nëse jeni vajzë apo grua, merrni një shall me vete kur vizitoni xhamitë!
Xhamitë u kërkojnë grave dhe vajzave të mbulojnë flokët për qëllime fetare.

6. Nëse nuk jeni me një tur, mënyra më e lirë për të lëvizur është me autobus!

7. Mos e bëni turin me varkë!
Nëse shkoni te Xhamia Blu apo Hagia Sofia, do të ketë shumë njerëz që do të përpiqen t’ju shesin një tur me varkë. Duket si gjë e hatashme sepse sillet rreth Stambollit, por në të vërtetë nuk mundesh të shohësh asgjë dhe guida e turit nuk shpjegon shumë. Kursejini paratë për të blerë ndonjë suvenir tipik të vendit.

8. Merrni me vetë të paktën dy palë këpucë të rehatshme!

9. Mbani me vete monedha kur shkoni në tualet!
Shumica e banjave publike kushtojnë 1 lirë sidomos në zonat turisstike.

10. Merr letër me vete për në tualet!
Shumica e banjave nuk kanë letër tualeti, ndaj merreni me vete. Mbani me vete një pako fazoletash në çantë apo xhep, që ta keni për çdo rast.

11. Mbani mend se  jeni në një prej qyteteve më të bukur dhe historikë të botës!
Sigurohuni të përfitoni nga qyteti duke provuar të gjithë llojet e ushqimeve (harrojeni dietën!) dhe kundroni peizazhet dhe monumentet e mrekullueshme që Stambolli ka për t’ju ofruar.