Për vite, akuariumi më i madh i botës ka qenë Akuariumi Georgia, që vendosi rekordin kur u hap më 2005 –ën. E megjithatë, pavarësisht përmasës – me më shumë se 120 mijë kafshë dhe afro 40 milionë litra ujë – atraksioni i Atalantës nuk e mban më rekordin. Më 2014 –ën, thuajse 10 vjet pas hapjes së Akuariumit të Georgia-s, Mbretëria Oqeanike Chimelong u bë shpejt akuariumi më i madh në tokë.
I gjendur në ishullin kinez të Hengqinit (15 minuta me makinë nga Makau), ky akuarium mburret me 50 milionë litra ujë të freskët dhe ujë me kripë. Por mos kini shpresa se do e shihni të plotë në një ditë: parku ujor është pjesë e kompleksit të madh resort që përfshin tre hotele, një cirk, shumë karuselë ( një prej të cilëve i lëkund vizitorët mbi arinjtë polarë dhe një kinema 5D.

Nuk të bën habi se pronarët i njohin dy gjëra rreth menaxhimit të resorteve të mëdhenj: Më 2006 –ën, e njëjta kompania hapi Parajsën Chimelong, parkun më të madh të argëtimit të Kinë.
Të kundrosh hartën e Mbretërisë Oqeanike është si të përpiqesh të numërosh polipet në një shkëmb koralor. Gama e atraksioneve është aq madhe sa të bën të të sillen mendtë vërdallë. E ngjashme m Botën e Detit, secili grup madhor kafshës deti ka një stadium të vetin – Teatri Beluga, Mali i Lopës së Detit, Guva e Delfinit, Parajsa e Zogjve të Detit, etj. Me një hapësirë prej 353 akrash, bazarohet me Mbretërinë Magjike të Disney-it. Edhe delfini i bardhë tipik i ujërave kineze ka një hapësirë në Qendrën e Konservimit të Delfinëve, e rinovuar kohët e fundit.
 
Akuariumi i Peshkaqenit Balenë, ndërkohë formon një pikë qendrore të thyerjes së rekordit, një park që kushton 1 miliardë dollarë. Përmes një dritareje akriliku, vizitorët marrin magjepsjen e pishinës më të madhe të akuariumit, shtëpi e mijëra vertebrorëve luminishentë nën ujë si mantaray apo breshka detit, si edhe mbretin e të gjithë peshqve; peshkaqenin balenë.
 
Pasi ke mbetur si guhak nga mrekullia në dritare, kalo në një tunel të gjatë të tejpashëm, që të jep një shije të jetës nën ujë ( pa u lagur fare). Aty pranë, parku i bën homazh maskotës së tij, një skulpture gjigante të peshkaqenit balenë, rrethuar nga një lagunë artificiale.
 
Gjatë natës, bëhen performanca me laser, fishekzjarrë dhe kërcimtarë në ajër që dalin nga uji duke sfiduar gravitetin me dërrasa rrëshqitëse në ajër. Sepse, nuk është vetëm përmasa e frikshme që e bën Mbretërinë Oqeanike akuariumin më të madh, është edhe spektakli i jashtëzakonshëm që i shkon për shtat.