Parisi nuk ka nevojë për parathënie. Është sinonim me ushqimin, kulturën, modën dhe arkitekturën dhe rrallëherë zhgënjyes për ata që e vizitojnë. Pavarësisht se është një prej destinacioneve të ëndrrave për miliona njerëz çdo vit, kryeqyteti francez ende ka shumë sekrete të fshehura për të ofruar përtej Kullës Eiffel dhe muzeve me famë botërore. Në këtë guidë po ndajmë me ju vendet e preferuara nga ato tradicionale te avangardat.

Njerëz nga e gjithë bota tërhiqen nga skenat avangarde të modës, artit dhe kulinarisë, si edhe çdo lloj tjetër je ne sais quoi që josh. Ndërsa atraksionet janë plot për çdo lloj udhëtimi në Paris, ky është një qytet për të brendshmit , mbushu me histori të pasur trazirash dhe revolucionesh. Çdo lagje është unike dhe megjithëse vera është sezoni më popullor për t’u vizituar, çdo kohë e vitit është tërheqëse në mënyrën e vet. Prej rrugëve kodrinore me kalldrëme të Montmartre me historinë e saj të pasur të artistëve dhe kabareve të Belle Époque , tek lagjja e rinovuar e Belleville, artet dhe kultura janë të mbushura me ADN-në e qytetit. Parisienët shpesh bëjnë shaka se ata i vizitojnë muzetë aq shpesh sa shkojnë në banjë, dhe që vërtet të kuptohet Parisi duhet ta zhytësh veten në kulturën artistike të qytetit. Përtej Luvrit dhe Musée d’Orsay, mund ta ndreqësh kulturën në Muzeun e Rinovuar Picasso si edhe në Fondacionin e ri Louis Vuitton, për të mos përmendur me dhjetëra muze dhe galeri të vogla.

Të varurat pas shopping-ut do të kënaqen me mijëra opsionet e qytetit, nga dyqanet chic si

Le Bon Marché te më të famshmit si Deyrolle. Për ta shijuar në maksimum udhëtimin, është e mira të kesh një ide të vendeve që do të doje të eksploroje kur të vizitosh Parisin. Lexo më tej për mënyrat si ta bësh Qytetin e Dritave tëndin!

Koha më e mirë për ta vizituar

Nuk ka një kohë “të duhur”- muajt e ngrohtë do të thonë piknikë dhe parqe, por gjithashtu turma. Gjatë muajve të ftohtë qiejt janë gri, por ka më pak turistë. Ka evenimente gjatë gjithë vitit, nga koncertet verore në ambiente të hapura tek ekstravagancat e pushimeve në dimër.

Transporti parisian

Metroja që gjithnjë zgjerohet dhe sistemi i trenave RER i transporton parisianët kudo ku duan të shkojnë. Është ekonomik dhe efikas; një biletë kushton më pak se 2 euro dhe një biletë një ditore nis nga 13 euro. Taksitë dhe autobusët janë gjithashtu lehtësisht të aksesueshme, por vendasit zgjedhin të ecin ose të marrin një biçikletë Vélib nëse nuk lëvizin në distanca të largëta.

Moti

Janari është muaji më i ftohtë me një temperaturë mesatare prej 5 gradë celsius. Korriku është muaji më i nxehtë me një temperaturë mesatare prej 20 gradësh.

Çfarë të dish përpara

Parisi është një qytet i larmishëm në zhvillim, kështu që i lini stereotipit hollivudianë në shtëpi. Përpiquni të flisni pak frëngjisht dhe vishuni pak më këndshëm se zakonisht, por në fund, relaksohuni. Edhe parisienët veshin atlete, madje edhe ata fashionistët.

Vendet për të mos u humbur

Muzeu Carnavalet

16 Rue des Francs Bourgeois, Paris, 75003 | +01 44 59 58 58

I strehuar në dy vila të shekullit të 16 –të, ky muze detajon historinë e Parisit qysh prej rrënjëve të tij neolitike. Rikrijimet e salloneve dhe dhomave të argëtimit, dhjetëra piktura nga shekulli i 19 –të dhe krevati i ruajtur i shkrimtarit Marcel Proust janë të gjitha të ekspozuara. Megjithëse nuk është rrugë e zënë në Marais, shumë njerëz ecin drejt saj, duke nënkuptuar se ky muze është shumë më i thjeshtë për t’u lundruar sesa vëllezërit më të mëdhenj, si Louvre apo Orsay. Më e bukura është se koleksioni i përhershëm është krejt falas.

Katakombet

Katakombet ngjethëse të Parisit janë një labirint nëntokësor që magazinon eshtrat e thuajse 6 milionë parisianëve, të shpërngulur prej varrezave në fund të shekullit të 18 –të. Tunele të gjatë janë rreshtuar me eshtra të grumbulluar mjeshtërisht, që do të befasojë, por edhe mund të të trazojë ( nuk është pamje për fëmijët e vegjël).

Fondacioni Louis Vuitton

8 Avenue du Mahatma Gandhi, Paris, 75116 | +01 40 69 96 00

 Kjo kryevepër e Frank Gehry –it në Bois de Boulogne mbart vepra që i përkasin grupit luksoz LVMH, që përfshijnë artikuj nga Basquiat dhe Jeff Koons, mes të tjerësh. Sheshi strehon ekspozita, një restorant dhe një librari, megjithëse pjesa më e madhe vijnë të vizitojnë dizajnët e Gehry-it. Për akses më të lehtë, një autobus elektrik nga Sheshi Charles de Gaulle i çon vizitorët drejt Fondacionit çdo 10-15 minuta.

La Cuisine Paris

80 Quai de l'Hôtel de Ville, Paris, 75004 | +01 40 51 78 18

Mendo “Paris” dhe ushqimi është ndoshta gjëja e dytë që të vjen ndërmend... pas Kullës Eiffel, sigurisht. Tek “La Cuisine”, një ekip shefash që flasin anglisht japin leksione gatimi për të ndihmuar klientët të rikrijojnë artikuj francezë si bagetat, kruasanët dhe makarunsat. Ata gjithashtu drejtojnë një tur drejt tregut që përfshin blerjen e produkteve të freskëta që studentët më pas të përgatitin banketin në shkollë.

La Monnaie de Paris

11 quai de Conti, Paris, Ile de France 75006 | 01 40 46 56 66

 Monedha e vjetër e Parisit është risdhipikur në një hapërsirë ekspozite, inauguruar më 2017, që strehon shfaqje të një natyre bashkëkohore. Ndërsa projektet e tjera janë rrugës për një ndërtesë të bukur të shekullit të 18 –të, përm omentin t3ërheqja kryesore për në

La Monnaie është një restorant me 3 yje nga i famshmi shef francez Guy Savoy. Dhoma e errët e ngrënies por e ngrohtë është e mësyrë me dritë natyrore dhe premton një përvojë të paharrueshme darke.

Les Docks de Seine: Cité de la Mode et du Design

34 Quai d'Austerlitz, Paris, 75013 | +01 76 77 25 30

Fasada mbresëlënëse e gjelbër që sheh nga Sena është tërheqja drejt kësaj qendre dizajni dhe kulture. Strehon Muzeun e Artit Ludique, të parit muze në botë dedikuar arteve të argëtimit si manga dhe të tjerë vizatimorë. Përveçse mirëpresin të tjerë evente vjetore dhe periodike, si edhe disa restorant, është shtëpia e Wanderlust, bari-club trendy, ku parisianët chic pinë dhe socializohen me pamje të magjishme mbi lumë.

Kopshtet e Luksemburgut

2 Rue Auguste Comte, Paris, 75006 | 01 42 34 20 00

Krijuar më 1612 –ën rreth pallatit të ndërtuar nga Marie de Medici, ky kopsht i hijshëm është një pikë e këndshme për të pushuar dhe endur mes shumë shtatoreve, pemëve, shkurreve, shtretërve të luleve dhe Shatërvanit të bukur Medici, që daton prej 1630 –ës. Kopshti është i njohur edhe për varkat shumëngjyrëshe lodra për me qira, të cilat fëmijët parisienë i kanë lundruar nëpër liqenin e vogël prej brezash.

Opéra Garnier

Gjatë rinovimit të Parisit në fund të 1800 –ës, disa monumente të ndërtuara mund të barazoheshin me madhështinë e pallatit të Operës Garnier. Me thuajse 2 mijë vend, teatri i pamasë është shtëpia zyrtare e baletit të Parisit, edhe pse disa performanca operistikë janë prodhuar aty. Tavani Chagall që rrethon llambadarin, si edhe i praruari Grand Foyer me llambadarët ndriçues, janë të disponueshëm për vizita gjatë ditës kur nuk ka shfaqje. Ia vlen të përjetohet kjo kryevepër arkitekturore për të kuptuar pasurinë e gëzuar nga parisianët në agimin e Belle Epoque.

Varreza Père Lachaise

16 Rue du Repos, Paris, 75020 | 01 55 25 82 10

Varreza më e famshme në Paris, dhe një nga më të njohurat në botë, është vendi i prehjes së shumë të famshmëve. Vizitorët mund të enden nëpër mauzoletë dhe varret e personaliteteve si Edith Piaf, Oscar Wilde dhe Chopin, mes mijëra të tjerëve. Varreza është e hapur për publikun, por turet me guidë janë rrugë më e sigurt për të gjeturv arret e artistëve, shkrimtarëve apo yjeve të preferuar.

THATLou

Paris, 75001

 Louvre ofron aq shumë përtej Mona Lisa-s, por pak turistë kërkojnë më shumë sesa ajo pikturë e vogël e Da Vinci-it. THATLou ndryshon të gjithë këtë duke mbledhur ekipe që eksplorojnë muzeun në bazë të një gjueti me tematikë, që mund të jetë ushqim, kafshë apo shenja dashurie, Është një qasje trajnuese drejt muzeut më të vizituar në botë ajo e atyre që kënaqin turmat për fëmijë si edhe për të rritur.

Muzeu Picasso

5 Rue de Thorigny, Paris, 75003 | +01 85 56 00 36

I restauruar magjishëm dhe i rihapur më 2014 –ën, Muzeu Picasso është i lokalizuar  në një vilë të shekullit të 17 –të në Marais. Koleksioni përmban rreth 5 mijë vepra, përfshirë piktura, vizatime dhe skulptura nëpër të katër katet e muzeut. Një kafene në tarracë i fton vizitorët të shijojnë një drekë të lehtë apo thjeshtë një kafe dhe një pastë, nga Angelina me pamje mbi tarracat e Marais-it.

Shën Sulptice

2 Rue Palatine, Paris, 75006 | +01 42 34 59 98

Kjo kishë e lënë pas dore luan një rol dytësor ndaj Notre Dame, por kjo mbase është gjë e mirë. Strehon disa piktura nga piktori francez Eugene Delacroix, kisha është shumë e njohur për rolin e saj në Kodi i Da Vinci-it të Dan Brown-it. Fasada mbresëlënëse dhe shatërvani mu përpara kishës i fton vizitorët brenda ku një organo e magjishme, dekorime të restauruara bukur dhe një tavan i lartë plotësojnë atmosferën parajsore.