Këta  fshatra të gjallë, qytete teknikolore dhe distrikte verbues, të spërkatur me nuanca të gëzueshme do ju magjepsin menjëherë.

Burano, Venecia
Ku vjen puna te ëmbëlsirat italiane për syrin, asnjë nuk e mposht ishullin e Buranos. Një xhiro me gondola larg elegancës së Venecias, Burano shfaqet në mes të lagunës me koleksionin e ndërtesave plot ngjyra, të gjitha të caktuara nga një dekret i rreptë  i qeverisë. Banorët e ishullit fillimisht nisën t’i lyenin shtëpitë me ngjyra të shndritshme në mënyrë që peshkatarët të mund t’i dallonin edhe në kushte mjegulle; sot ngjyrat e tyre joshin fotografë dhe këdo që kërkon ngjyra për sytë e lodhur.

Zalipie, Poloni
Zalipie mund të jetë fshati më i adhurueshëm në Europë, për të mos thënë në botë dhe për këtë ka argument. Çdo gjë këtu –hangarë , ura, fasada, brendi, kotece pulash dhe kosha plehrash –janë zbukuruar me art popullor floral, një zakon i vjetër prej më shumë se një shekulli. Legjenda e do se praktika nisi me gratë që pikturonin lule në muret e shtëpizave për të mbuluar për të mbuluar njollat e blozës të lëna prej sobave me dru. Dhe tradita vazhdon: fshati rigjallërohet me bojë gjatë konkursit të Malowana Chata (Shtëpizat e pikturuara).

Costa Nova, Portugali
Shtëpitë e plazhit me viza si të karameleve dikur kanë qenë më shumë të pakëndshme se të bukura. Ndërtuar në shekullin e 19 për të akomoduar ardhjen e peshkatarëve, strehëzat u përdorën për kriposjen e sardeleve dhe magazinimin e pajisjeve të peshkimit. Njohur si palherios, këto kasolle u dekoruan me fasada në të kuqe të shndritshme. Me rritjen e popullsisë dhe plazhistëve, palherois-ët shpejt e humbën funksionin e tyre me në qendër peshkimin, ndërsa pronarët i shndërruan në bujtina. Tanimë shtëpizat janë një mori ngjyrash ylberi me viza të bardha që tërheqin kureshtarë nga i gjithë globi.

Čičmany, Sllovaki

Ky fshat sllovak është rezervati i parë i arkitekturës popullore në botë dhe mjafton një vështrim i shpejtë në këto shtëpiza për të kuptuar arsyen. Të ngjashme me shtëpinë e karameleve nga përralla Hansel e Gretel ( pa shtrigën kanibalë). 136 shtëpitë e zeza të këtij fshati duke sikur janë dekoruar me pluhur sheqeri. Më shumë se 200 vjet më parë, gratë e Čičmany –it përdornin gëlqere të bardhë për të zbukuruar shtëpizat me modele të thjeshta në përpjekje për të mbrojtur drurin nga rrezet e diellit. Pas një zjarri që ra më 1921-shin, vendasit e çuan restaurimin në një tjetër nivel, duke i mbuluar shtëpitë nga çatia deri te qilarët me dizajnë qëndismash të ngjashme me dantellat tradicionale dhe qëndistarinë popullore në kostumet kombëtare të Sllovakisë.

Júzcar, Spanjë
Po kërkoni të lyeni me të kuqe qytetin? Shihni përtej: Juzcar është krejt blu, sepse kështu e duan vendasit. Dikur një nga pueblos blancos (fshatrat e bardhë ) të Andaluzisë, Júzcar u mbulua me 4 mijë litra bojë blu më 2011-ën për të promovuar daljen në 3D të filmit Smurfs. Kompania pak marketingut u ofrua ta lyente sërish fshatin pas premierës por banorët votuan për ta mbajtur ngjyrën: Përpara bojës, mesatarja e turistëve ishte 300 turistë. Pas saj? 80 mijë.

Ciocănești, Rumani
Malet Karpate. Emri të sjell ndërmend imazhe të vampirëve, njerëz-ujq dhe pyje të magjepsur. Por në rajonin historik të Bukovinës, ky fshat mburret me çdo klishe të frikshme: në fund të fundit, ç’mund të jetë më pak tmerruese sesa një fshat i tërë i lyer si vezë pashke? Dekorimi i vezëve të pashkës ka qenë një traditë për shekuj këtu, por nga vitet ’50 banorët nisin të përdornin ato zbukurime të detajuara edhe mbi shtëpitë. Zbukurimet dolën se ishin aq popullore për vendasit dhe vizitorët sa më 2004 –ën, autoritetet vendase lëshuan dekrete se fasada e çdo shtëpie të sapo ndërtuar apo rikonstruktuar të dekorohej me motive folklorike.

Longyearbyen, Norvegji
I vendosur në të vetmin ishull të banuar të arkipelagut Svalbard, vendbanimi më verior i botës mund të jetë në errësirë për katër muaj të vitit, por radhët e shtëpive shumëngjyrëshe të tij, - falë kodit zyrtar të ndërtimeve të zonës – e mbajnë mërzinë larg. Ligjet e qytezës janë po aq me ngjyra sa edhe vetë ndërtesat e tij: kushdo që largohet nga kufijtë e vendbanimit duhet të mbajë një armë ( ka mbi 3 mijë arinj polarë në rajon), duhet të heqësh këpucët para se të hysh në ndërtesa publike ( për të shmangur gjurmët e akullit të zi brenda) dhe të vdesësh këtu, është ndaluar prej vitit 1950 ( është shumë ftohtë për dekompozimin e kufomave aty).

Oberammergau, Gjermani
Rrugica gjarpëruese me kalldrëme, kuti të mbushura me lule në dritare dhe pyll magjik...fshatrat e Bavarisë janë vende përrallash të bëra relaitet. Mbase më magjepsësi i të gjithëve është Oberammergau, një fshat i lashtë artistësh ku ndërtesat baroke jo vetëm që kishin një ndjesi prej librash me përralla: ato janë vetë përralla.
Afresket plot imagjinatë të fshatit të quajtura Lüftlmalerei , portretizojnë skena nga përrallat klasike si Hansel dhe Gretel, Kësulëkuqja apo Hirushja. Oberammergau gjithashtu ka plot murale me detaje fetare, nuk është befasi për një fsha që ka qenë mikpritësja e dramës Vuajtjet e Krishtit- një dramë pesë orë që rrëfen ditët e fundit të Jezusit- qysh prej vitit 1634.

Kinsale, Irlandë
Irlanda mund të jetë altari i smeraldë, por Kinsmale në Kontenë Cork me siguri sjell pjesën tjetër të ylberit, me rrugicë mbi rrugicë plot shtëpiza piktoreske, të periudhës së Tudorëve ,me ngjyra të gjalla. Fillimisht një port peshkimi, Kinsale ka qenë qendër tregtie dhe ushtarake për shekuj: pasi fati i tij ra më 1900 –ën, banorët u mblodhën bashkë për ta ribërë në atë mënyrë që sot jish mijëra vizitorë në vit. Bukuria bregdetare është një vend i preferuar edhe për ushqimin, falë restoranteve cilësorë dhe festivalit të ushqimeve gourmet, që mbahet çdo tetor. Festoni me sy dhe stomak në Kinsale.

Stein am Rhein, Zvicër
Melburni, Berlini dhe Bruklini janë të famshëm për artin modern të rrugëve, por nëse doni të shijoni artin e shkollës së vjetër, Stein am Rhein në veri të Zvicrës është vendi i duhur. Sheshi i Bashkisë Rathausplatz është i kornizuar nga dhjetëra ndërtesa antike të mbushura me murale të temave nga më të ndryshmet, nga vera te lufta. Fillimisht pajtuar nga pronarët e tokave për ta zbukuruar vendin më 1500 –ën, sot freskët vijnë me një dozë të fortë të detyrës qytetare: çdo pronar ndërtese duhet të angazhohet për t’i mbajtur veprat e artit të fasadave në gjendjen origjinale.