Ndërtesa me 24 dhoma , e vendosur në qytetin turistik meksikan është rinovuar kohët e fundit nga tregtari i artit Lio Lamca, që e ka shndërruar rezidencën e zbrazët në “Casa Malca”.
“E bleva pronën sepse mendova se ishte e jashtëzakonshme”’, ka thënë Lamca. “Nuk mund ta besoja se në këtë botë, ekzistonte ende një pronë si kjo dhe që ende nuk ishte marrë nga ndonjë korporatë”.

Lamca ka rrëfyer se e rizbuloi pronën më 2003 –shin dhe pas një beteje të gjatë për ta blerë atë, nisi rinovimet më 2012-ën.

 Prona është shndërruar plotësisht nga kohët kur shërbente si shtëpi pushimi për lordin e drogës dhe tani mburret me vepra arti në çdo mur, skulptura he mobilie të stilistëve bashkëkohorë nga koleksioni personal i Lamca-s.
 
Secila dhoma e arreduar me dysheme të lustruara betoni, muret e bardhë, arti plot ngjyra, kokat e dusheve që imitojnë shiun dhe hamakët i ndihmojnë vizitorët të çlodhen dhe të marrin diell dhe kulturë njëherazi.

Përtej brendisë së mahnitshme, shefi i kuzhinës së hotelit përdor vetëm prodhime vendase nga biznese të vogla në zonë, jo vetëm për të krijuar kuzhinën tradicionale të Yucatan-it, por ehe për të përzier pjata bashkëkohore nga e gjithë bota për të krijuar një shije po aq unike s edhe hapësira.

Disa nga xhevahiret e fshehura të hotelit përfshijnë një dhomë e nëndheshme me avull, pishinë dhe tarracë. Gjithashtu qëndron në një rrip të virgjër plazhi privat në mes të atij destinacioni shumë të frekuentuar nga turistët.
 
Çmimi gjithsesi është pak i kripur pasi nata në një nga dhomat e hotelit nis nga 490 dollarë, me pamje nga kopshti, ndërsa me pamje nga deti kushton 550 dollarë.