Nga tre shtetet që përbënin dikur Indokinën franceze, Laosi është më pak i zhvilluari dhe më enigmatiku. Pas shkatërrimit të kolonisë, konflikteve të brendshme dhe të socializmit dogmatike në vitet 70, vendi u gjend jo vetëm i gjunjëzuar, por edhe regjistroi një rënie të popullsisë me 10 %, për shkak të emigracionit. Tashmë, pas 15 vitesh izolim nga bota e jashtme, ky komb pa dalje në det dhe pak i populluar po shijon më në fund paqen, po stabilizon strukturat e veta politike dhe ekonomike dhe po nis të hapë kufijtë për turistët e huaj. Mungesa e ndikimeve të huaja i ofron vizitorëve rastin e rrallë për të rënë në kontakt me një stil tradicional jetese që ka mbetur i pandryshuar në kohë. Nga tokat pjellore të luginës së Mekongut te relievet e ashpra të Anamit, njerëzit që e kanë vizituar Laosin bien dakord kur thonë se ky vend është perla e juglindjes aziatike.

Azia origjinale
Laosi ruan shumë tradita të humbura për shkak të zhvillimeve frenetike në vende të tjerë të rajonit. E vështirë të besohet se Vientiane është kryeqytet aziatik, pasi ka cilësi të pakohë të jetës rurale, shtëpi me oborr dhe orizore si të dala prej skenave të filmave. I magjishmi  Luang Prabang dëshmon qindra murgj me veshje ngjyrë shafran që ecin rrugëve në kërkim të lëmoshës dhe është një nga imazhet më ikonike të vendit. Një shtet i pa ndotur nga turizmit masiv dhe që lëviz ngadalë kjo është Republika Demokratike e Laosit apo “të lutem mos u ngut” siç u pëlqen vendasve të bëjnë shaka.

Një kaleidoskop njerëzish
Laosi është një nga vendet me më shumë larmi etnike në rajon, duke pasqyruar pozicionin gjeografik si një kryqëzim i Azisë. Njerëzit Hmong jetojnë në komunitete të largëta në male, në veri të vendit, komunitetet Kahu dhe Alak jetojnë në jug dhe janë të fundmit që ruajnë traditën e tatuazheve në fytyrë dhe fshatrat Katang të Laosit qendror flenë me shpirtin e pyllit. Qofshin qytetet, vendet e ulëta apo fshatrat e largët, Laosi ofron mundësi të mrekullueshme për ndërveprim vendas.

50 nuancat e së gjelbrës
Me xhunglën e errët dhe pjellore, fushat e smeralda me oriz dhe gjethet e çajit që veshin malin si mbulesë , peizazhi Laosit ndryshon nuancat e jeshiles si një kameleon. Por jo vetëm këto peizazhe janë të gjelbër; kur vjen puna te ekoturizmi Laosi është i pari në Azinë Juglindore. Zonat e mbrojtura mbizotërojnë edhe në periferitë e largëta të vendit, dhe shtigjet e fshatrave kombinohen me këto atraksione natyrore duke ju dhënë mundsinë për të përjetuar Laosin e vërtetë me një qëndrim në fshat.

Azia eklektike
Udhëtarët zgjedhin Laosin për një arsye. Ata që kërkojnë aventura mund të përhumben në guvat e nëndheshme të lumenjve, në rrugët gjarpëruese të xhunglës apo duke ngjitur relievet karstike. Të pasionuarit pas natyrës mund të bëjnë një shëtitje dhe të vëzhgojnë kafshë ekzotike si elefantë apo gibonë. Të pasionuarit pas kulturës mund të vizitojnë tempuj antike dhe të zhyten në jetën shpirtërore të Laosit. Llupësit mund të gjallërojnë jetën me një kurs kuzhine lao apo të zgjedhin gourmet në qytetet me theks francez. Nëse kjo ju lodh atëherë lini takim për një sesion spa apo një klasë joga. Laosi ka diçka për këdo.