Hotel Arbez,  i njohur si hoteli franko-zviceran qëndron në vijën kufitare mes Francës dhe Zvicrës në fshatin e vogël të La Cure, i cili po ashtu është i ndarë në mes nga vija kufitare. i ndërtuar nga një pronar tokash dhe biznesmen mori famë për pengesën e rregullimeve të kufijve mes dy shteteve, struktura fillimisht është përdorur si dyqan ushqimor nga ana e Zvicrës dhe pub nga ana franceze. Aktualisht e gjithë ndërtesa është hotel, ku dhoma e ngrënies, kuzhina dhe disa dhoma qëndrojnë në mes të kufirit.
   
Kjo vendndodhje unike e hotelit u bë mosmarrëveshje mes Francës dhe Zvicrës pas pushtimit të  Valle Des Dappes, në jug dhe perëndim të  qytezës. Pas traktatit të vitit 1862 mes dy endeve ku strukturat e ndara n ë mes nga kufiri nuk duhet të prekeshin, i dha ide të mirë biznesmenit vendas që krijoi hotel Arbez.

Gjatë luftës së Dytë Botërore gjatë pushtimit gjerman të Francës, trupat e tyre lejoheshin të hynin në anë franceze të hotelit, por iu ndalohej rreptë të kalonin anën zvicerane. Duke qenë s e shkallët lart nisnin në territorin francez dhe përfundonin  në atë zviceran, gjermanëve nuk u lejohej hyrja në dhomat lart, që u bënë strehë për refugjatët e Rezistencës Franceze. Hoteli u zgjodh më 1962 për negociatat e marrëveshjes Evian mes Francës dhe Algjerisë që përfundoi me pavarësinë e kësaj të fundit.
 
Hoteli sot
Dhoma  e ngrënies ndahet mes dy shteteve.
Bari është krejt territor francez.
Shtrati  në suitën e muajit të mjaltit është i ndarë nga kufiri përgjysmë.
Shtretërit e dhomave kanë nga dy jastëkë, njëri i dizajnuar me flamurin zviceran e tjetri me atë francez.
Salloni i madh dhe shkallët janë të ndara përgjysmë  nga kufiri.
Një tjetër dhomë ka banjën në Francë ndërsa pjesën tjetër të dhomës në Zvicër.
Aneksi i hotelit është krejt në territor zviceran.
Sot drejtohet nga kompania SARL, që i paguan taksat njëlloj për të dy shtetet. Kur qeveria franceze ndaloi duhanpirjen në pube dhe restorante, ligji u aplikua në të dy anët e dhomës së ngrënies, edhe atë zvicerane.