Aeroporti i Pekinit mendohet të jetë edhe më i madhi në botë, sipas Reuters. Aeroporti i ri i Pekinit, që do të nisë punë në distriktin jugor të Daksingut më  2019 –ën, do të shërbejë si një mënyrë për t’u përballur me nevojat në rritje të transportit ajror në Kinë dhe do  të theksojë praninë e aviacionit civil të vendit. Sipas  Komisionit të Zhvillimit Kombëtar dhe të Reformave të Kinës,  do të bëhet bazë e re  për linjat ajrore të Kinës Jugore dhe Lindore. Kjo do i vendosë anëtarët e aleancës së Skuadrës së Qiellit nën një çati, duke lejuar lidhje më të thjeshtë fluturimi për pasagjerët. Arkitektja e  Ndërtesës së Terminalit të Aeroportit të Ri të Pekinit është e famshmja  Zaha Hadid. Terminali  do të mbushet me kopshte civike dhe do të përfshijë zona të ndara pasagjerësh  për fluturime ndërkombëtare, por edhe brenda vendit duke krijuar një ndërtesë më kompakte që redukton kohët e udhëtimit.
 
“Simetria e përgjithshme e dizajnit, bashkë me format e rrjedhshme dhe të ndërlidhura , krijojnë një kompozim fluid që evokon  një dëshmi  harmoni  dhe  ekuilibri në peizazhet kineze, ndërsa ngjyrat dhe materialet anë shprehi e gjuhës vizuale brenda kulturës tradicionale kineze” – thuhet në website-in e Arkitekturës së Zaha Hadid.
Detajet invoativë të dizajnit brenda terminalit 700 mijë metra katrorë do të përfshijë një nyjë qendrore me gjashtë pika të lakuara me korridore që lidhen për ta bërë lundrimin në terminal më të lehtë.
 
Faza fillestare e hapjes së aeroporti do të ketë katër pista, ndërsa në dy fazat e mëvonshme do të çojnë në zona shtesë që e çon kapacitetin e aeroportit  në 100 milionë pasagjerë në vit.
Ndërtimi gjithashtu përfshin një stacion hekurudhor të linjave të shpejtë në mënyrë që pasagjerët të mund ta përdorin për të hyrë në aeroport, kështu ka lajmëruar Këshilli Shtetëror i Republikës Popullore të Kinës.
Aeroporti i ri do të ndihmojë në lehtësimin e kohëve të udhëtimi, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Kryeqytetit Pekin njihet aktualisht si i dyti më i ngarkuari në botë.