Ujëvarat janë të hatashme, po  si mund të jetë një ujëvarë nënujore? Ky është lloji që ndërtohen skenat e ëndrrave dhe mund ta gjesh në Mauritius. Ky  vend në Oqeanin Indian është shtëpi e një parku kombëtar ( Parku Kombëtar të Lumit të Zi Gorges) dhe  plot plazhe të bukur dhe laguna, Në të njëjtin vend do të  përjetoni një iluzion optik të pabesueshëm.
 
Nga brigjet e Mauritiusit, mund të mos duket aq shumë. Por bëni një  xhiro me helikopter  në ishull dhe do të vini re vijnë e veçantë të bregut. Duket sikur është një ujvarë e thellë që rrjedh nën ujëra. Për fat të keq nuk është tamam siç duket, por e vërteta pas asaj që shohin sytë është po aq e hatashme.

Ajo që në dukje është një rrjedhë nga shkëmbinjtë nuk është më e thellë sesa zona përreth. Mund të falënderojmë rërën dhe depozitat e lymit që japin atë efekt. Ngjyra e ujit është pak e ndryshme në varësi të terrenit nën të, duke i bërë disa zona të duken më të thella se të tjerat.
 
Ishulli është shtëpi e jetës së rrallë shtazore, dia prej të cilave mund t’i gjeni vetëm këtu.
Vetëm imagjinoni të pluskoni mbi këtë ujëvarë nënujore. Nëse kjo nuk ua ngre adrenalinën, nuk di se ç’tjetër gjë mund ta bëjë!