Përbërësit
2 lugë çaji vaj vegjetal
2 thelpinj hudhër, të grira
1 qepë, e grirë
1 kungull i vogël, i grirë
1 kanoçe me domate të shtypura
4 lugë salcë pikante (Tabasco)
4 vezë
Pak kripë

Përgatitja
Nxehni vajin në tigan me temperaturë të mesme. Hihni hudhrën dhe qepën; gatuajini dhe trazojini derisa qepa të jetë zbutur dhe të jetë bërë e tejpashme, rreth 5 minuta. Hidhni kungujt; gatuajini dhe trazojini për 5 minuta. Hidhni domatet dhe salcën pikante. Mbulojini dhe i lini të gatuhen për 10 minuta.
Bëni katër forma pusesh me përzierjen e domates dhe hidhni vezë mbi secilën. Mos trazoni. Mbulojini dhe i gatuani derisa vezët të jenë mpiksur sa doni, rreth 3 minuta për të verdhë të butë. i hiqni vezët me kujdes nga tigani dhe i servizni me salcën e domates.