Të vendosura në ishullin Bohol të Filipineve, Kodrat e Çokollatës janë një mister për vendasit dhe vizitorët. Atraksioni është tamam siç tingëllon: një grup kodrash të rrumbullta, me ngjyrë kafe çokollatë gjatë sezonit të thatë, të vendosura në qendër të ishullit të vogël. Gjeologët i kategorizojnë format si “topografi karstike konike”. Këto kodra janë depozita të mbetura gëlqereje nga një kohë kur përrenjtë dhe lumenjtë ishin shumë lart nivelit të detit. Rënia e shirave dhe burime të tjera natyrore uji ngadalë krijuan thellime dhe lugina për të cilat ishulli ka qenë i famshëm.

Për hir të folklorit dhe argëtimit, ka disa ide sesi kanë ardhur në jetë këto zona. Një legjendë vendase ndan mendimin se kodrat janë pasoja e një dyluftimi mes dy gjigantëve që kaluan ditë duke hedhur gurë njëri-tjetrit përpara se të dorëzoheshin. Një tjetër ide pretendon se kodrat ishin lotët e një gjiganti që vajtonte vdekjen e një gruaje të vdekshme me të cilën kish rënë në dashuri.


Nuk ka një llogaritje të saktë sesa kodra mund të jenë: disa thonë 1268, të tjerë kanë numëruar deri 1776 të tilla. Pemët dhe shkurret nuk rriten në këto formime të çuditshme, kryesisht për shkak të një bari të keq të quajtur bar kogoni, që ka zëvendësuar një pjesë të madhe të bimësisë vendase në kodra. Ajo që mund të themi është se Kodrat e Çokollatës ia vlejnë si vend për t’u parë nga bredharakët e thekur. Kini kujdes: Nuk do të jeni në gjendje të ngjisni asnjërën prej kodrave. Por ka një tarracë të posaçme për t’i kundruar.