Ja njëra: lepurushi i Pashkës në Kështjellën e Drakulës. Tmerruese apo jo, mund të jetë argëtimi i fëmijëve në periferinë e Transilvanisë në Kështjellën Bran ( apo quajtur ndryshe si Kështjella e Drakulës). Kështjella e shekullit  të 14 –të është tashmë një atraksion i turizmit historik, por gjithashtu mirëpret ngjarjet më argëtuese që nuk kanë të bëjnë fare me protagonistin e mbinatyrshëm apo vrasësin Vlad (i cili nuk ka jetuar kurrë në Kështjellën Bran). Kështjella organizon netët e xhazit, një kremtim përrallash e madje edhe një spektakël macesh.

Dhe këtë vit do të  kenë edhe festimet e Pashkës. I gjithë evenimenti që ka nisur më 2 Prill do të zgjasë deri më  23 Prill dhe do të përfshijë një ekspozitë fotografike  me ritet tradicionale të Pashkës, nga fshati Mateias, rreth  100 kilometra larg, ku do të performohet edhe një kërcim madhështor dhe sipas tregut vendas Agrepres, një shfaqje e  Lepurushit të Pashkës i cili do u japë fëmijëve vezët me çokollatë në ditën e parë të Pashkës.  Kështjella e ka rishpikur veten gjatë viteve si destinacioni më mikpritës saqë reputacioni i saj vrastar më parë ka lejuar, por gjithsesi mbetet ... kështjella e Drakulës. 

Tetorin e kaluar kështjella organizoi një konkurs bazuar në fotografi të njerëzve që flinin në arkivole pranë  tablosë së Vladit që duket si një nga ato pikturat në filmin e animuar “Scooby Doo”,  ku sytë lëvizin. Por mbase është vizita në vende si Kështjella Bran që i bën fëmijët rumunë më të fortë, aq sa ta shohin  lepurushin e Pashkës në kufij miqësorë në një qendër tregtare periferike.

Nëse mendoni të merrni fëmijët në malet Karpate për t’i llastuar me atë që mund t’i quanim vezët e çokollatës të vizatuara nga vampirë, mbani mend se në Rumani kremtojnë Pashkën Ortodokse, por që këtë bashkë më atë Katolike festohen të dyja në të njëjtën të diel, atë të 16 prillit.