Bregdeti   i Amalfit është material për filmat e Xhejms  Bondit  dhe romanet e Shtejnekut dhe për një arsye të mirë: është magjepsës.
 
Ka destinacione që kanë atë lloj bukurie që  të ndez etjen universale për aventurë. Bregu  i Amalfit është një nga ato vende, mes Santorinit, Alaskës dhe Islandës.
 
Një nga destinacionet më të famshme të Italisë,  rripi prej 31 miljesh  i pamjeve të mrekullueshme  blu, ka hijeshuar shumë postime në Instagram.
 
Shkëmbinj madhështorë, plazhe të virgjër, rrugë të tatëpjeta me kalldrëm, shtëpitë me gëlqere, aroma e limonëve...

Rajoni tërheq mijëra udhëtarë çdo vit. Më 1997, Bregu  i Amalfit u njoh zyrtarisht si sit   i trashëgimisë botërore nga UNESCO.
 
Vera e ngrohtë dhe dimri  i butë e bëjnë këtë një vend shumë të dëshiruar për pushime.
 
Hipni në një makinë dhe do të kaloni përmes 13 fshatrash të ndryshëm dhe qytezash mes Vietri sul Mare dhe  Positano.
 
Me të dalë në rrugë kishat ngjyrë pastel dhe vilat nuk ndalen.
 
Ushqimi nuk mund të jetë më freskët se aty, pamjet skenike, ajri  i puthur nga deti...
 
Do të ishte marrëzi ta merrje me ngut një përvojë të tillë.
 
Zona njihet për limoncello-n – merret lehtë me mend kur sheh pemët e limonëve në lugina.
 
Mund të ngasësh mes rrugës kryesore të bregut Strada Stradale , ose mund të hipni në një nga trenat e zonës apo ekskursione me varkë.
 
Nëse nuk kemi mundësi të shkojmë atje, të paktën të mund ta shijojmë nga këto foto. Sepse të gjithë e meritojmë pak motivim ëndrrash me sy  hapur.