E gjelbra në plazh zakonisht i rezervohet  palmave dhe barishteve që dalin në breg. Por ekzistojnë katër plazhe në të gjithë botën që kanë brigje me rërë natyrale të gjelbër.
E gjendur në destinacionet si Norvegjia apo Guami, kokrrizat e rërës natyrale të gjelbër përmbajnë thërrmija kristalin të quajtura olivine –një silikat i gjelbër që nuk lahet lehtë nga deti dhe rezultati është plazhe dhe liqene me nuanca të gjelbra.
Plazhet me rërë të bardhë gjendet lehtë, por këta të katërt, me rërë të gjelbër ofrojnë një përvojë krejt unike plazhi.

Plazhi Papakolea në Havai

Ky plazh gjendet në gojën e një gjiri në një unazë vullkani të shpërthyer, të formuar 49 mijë vjet më parë.

Plazhi Talofofo në Guam
Olivina është gjithashtu përgjegjëse për rërën e gjelbër gjendur në plazhin Talofofo në ishullin e Guamit në Paqësor.

Punta Cormorant në Ekuador
Ishujt Galápagos janë një nga destinacionet më të izoluara dhe unike në botë. Formuar nga vullkanet, ishujt janë strehë e shumë specieve endemike që nuk gjenden tjetërkund në Tokë.

Hornindalsvatnet në Norvegji
Siti evropian i rërës më të gjelbër mund  të jetë një vend i pa hamendësuar për një plazh, sidomos në të ftohtin veri të Norvegjisë. Por brigjet e liqenit Hornindalsvatnet janë një nga vendet e rralla në Tokë ku mund të gjendet rëra e gjelbër.