Në 18 muajt e parë të jetës së sime bije, familja jonë vizitoi  38 shtete në katër kontinente. Pse duhet të bëjmë zgjedhje kaq të çmendura jete? Përse jo?! Ajo që kemi bërë ka qenë prindërim në fluturim. Thjesht e çuam një hap përtej dhe literalisht prindëruam në mijëra metra lartësi në qiej  dhe shpesh mes zonave të ndryshme orare. Si amerikanë që jetojmë jashtë na pëlqen të udhëtojmë, ky ishte versioni ynë për ta hedhur fëmijën tonë në fundin e thellë të pishinës së stilit të jetës.
Nëse keni parë Instagramin apo Facebook-un tonë Worldwide Webers mund të merrni me mend se jemi të bekuar me një fëmijë që sillet në mënyrë të përsosur dhe nuk  i kundërshton kurrë aventurat tona të çmendura. Por janë thjesht hamendësimet tuaja. Nala është një Beyonce e vogël – një grua e pavarur që sigurohet ta kuptojmë se është e palumtur me zgjedhjet tona rutinë apo aktivitetet. Pra si ta bëjmë të lumtur? Duke përdorur këto truke që kemi mësuar gjatë rrugës. Ja dhjetë këshilla kur udhëtoni me fëmijë që janë të testuara  dhe të miratuara nga ne ( ndonjëherë edhe nga ndonjë murg). (Koktejet e forta nuk përfshihen por janë fort të rekomanduara).

Përgatituni për UFO
Objektet e pista të paidentifikuara e gjejnë rrugën drejt një fëmije si alienët te Will Smith. Ruhuni nga mikrobet duke mbajtur peceta dezinfektuese me vete.

Mos vaksinoni dhe të merrni menjëherë avionin 
Çfarë ka të përbashkët diarreja, ethet dhe skuqja? Janë zakonisht efekte anësore të vaksinimeve rutinë , më të cilat nuk do të donit të merreshit gjatë udhëtimit. Prenotoni vaksinimet jo më afër se një javë nga udhëtimit  i radhës për të shmangur komplikacionet.

Dy fjalë për veshjet ekstra: Paketojini   
Mendoni se veshjet ekstra janë vetëm për foshnjat dhe prezantueset televizive? Gabim. FËmijët gjejnë mënyrë kreative për të shkatërruar rrobat, çdo ditë, kështu që mos harro ndonëj veshje tepër, (ose më mirë dy).

Mjeshtëroni artin e negocimit 
Fakti që nuk paguani për dy vjeçaren tuaj gjatë fluturimit është shkëlqyer, por fakti se duhet ta mbani në prehër nuk është. Pyesni stjuardët nëse avioni është plot apo mund të sajojnë një vend për familjen tuaj me një ndenjëse të lirë. Dreqin, unë edhe do flirtoj me stafin e pastrimit nëse do mendoja se kanë ndikim në çështje! 

Bëhuni një mama-njësi lëvizëse mjekësore  
Është kutia e ndihmës së parë për fëmijët që duhet ta keni me vete pavarësisht destinacionit që mbulon gjithë familjen, nga dhembjet e kokës pas pijes deri te fëmijët me temperaturë. Gjithnjë mbaj dy kur udhëtoj: një version të vogël me gjërat thelbësore  si fasha, aspirina, tylenol, etj. pastaj një version pak më të madh në valixhe me medikamente për fëmijë.     

Vakte të vogla, vakte të vogla, vakte të vogla...Jua përmenda vaktet e vogla?

Harrojini lodrat, ushqimi është ai që  i mban fëmijët të zënë dhe të lumtur gjatë udhëtimit. Fruta, perime, vakte të thata, biskota...nuk ka fund ylberi  i vakteve që mbaj me vete dhe nxjerr në çdo moment të dhënë.   

Rezervo një fluturim gjatë natës dhe merr me vete një shall të madh  
Kombinimi  i një shalli dhe një nate fluturimi është materiali  i ëndrrave të udhëtimit me fëmijë. Përdoreni shallin për të bllokuar dritën e avionit  dhe rezervo fluturime gjatë natës sa mundeni, në mënyrë që të jenë të lodhur mjaftueshëm dhe të jetë errësirë mjaftueshëm që t’i zërë gjumi.

Paketoni për presionin ajror   
Ujë, ushqim, biberonë, biseda të pasionuara rreth atyre që të interesojnë -përdorni gjithçka që mund ta mbajë nofullën e fëmijës në lëvizje dhe të ndihmojë me shqetësimin e presionit të ajrit në veshë.

Hidhu dhe ulu
 
Keni një krizë të mpirjes së këmbëve të fëmijës? Mos hezito të ngrihesh dhe të ecësh me të. Ndonjëherë disa minuta në  korridorin e avionit mjaftojnë për të hutuar, freskuar dhe ndihmon në  çmpirje.  

Nda dhe sundo
Dërgo partnerin përpara me valixhet e dorës dhe prit pak në zonën e gate-it në mënyrë që fëmija ët djegë edhe pak energji përpara se të ulet. 


*Erica Levine Weber  është një blogger-e udhëtimesh dhe nënë moderne.