Urime, ke rezervuar fluturimin e parë! Megjithëse jo të gjithë fluturuesit e parë do ta ngatërrojnë daljen e emergjencës me banjën, ja disa gabime të zakonshme që bëjnë vazhdimisht udhëtarët rishtarë. Por fatmirësisht, me t’u njohur me këto gabime, bëhet e thjeshtë për t’i shmangur.

Të harrosh  rezervimin e  një ndenjëseje specifike
Nëse preferon korridorin apo dritaret ndaj ndenjëseve të mesme, sigurohu ta zgjedhësh herët ndenjësen.

Të paketosh shumë veshje
Rregulli i përgjithshëm kur paketon për një udhëtim është se nuk ke nevojë për as shumë sa mendon se ke nevojë.

Të marrësh me mend se çanta e dorës është masa e duhur

Udhëtimet e brendshme dhe ato ndërkombëtare kanë rregulla të ndryshme kur vjen puna te përmasat e çantave. Para se të mbërrini në aeroport sigurohuni se çanta juaj kualifikohet si dore dhe kontrolloni kufizimet e linjës ajrore para se të dilni nga shtëpia.

Të paketosh lëngje të mëdha në çantën e dorës
Kur nuk e kalon në check-in çantën, kujtohu se lëngjet që mban në çantën e dorës, xhelet dhe aerosolët të jenë në përmasa të vogla dhe të vendosura në një çantë të vogël.

Të harrosh të kontrollosh datën e skadencës së pasaportës

Nuk ka gjë që të fut ankthin sesa të rezervosh pushime spontane dhe të kuptosh se të ka skaduar pasaporte, apo të mos kuptosh se të duhet pasaportë edhe për fëmijën. Nuk lëndon nëse kontrollon datën e skadencës së pasaportës dhe nëse është e nevojshme ta rinovosh përpara udhëtimit të radhës.

Të mos e kontrollosh dy herë itinerarin
Të udhëtosh mes zonash të ndryshme orare apo rreth botës mund të të hutojë. Ndaj duhet të bësh një listë dhe ta kontrollosh dy herë. Shko përmes itinerarit, konfirmo aeroportin, zonën orare dhe biletat e avionit, përfshirë edhe nëse emri është gërmëzuar si duhet në dokumente.

Të humbasësh kur je në agjendë të ngushtë
Së pari, me sjelljen e duhur, të humbasësh ndërsa udhëton mund të jetë qejf. Një kthim i gabuar mund të të çojë në një plazh të ri, një restorant apo një lagje që nuk do e zbulojë ndryshe. Megjithatë kur humbet të streson, mos harro të paketosh harta, kartëvizita hotelesh në mënyrë që ta kesh adresën gati për shoferët e taksive dhe mbaj mend se mund ta përdorësh Google Maps edhe offline.

Të harrosh  të bësh roaming             
Para se të dalësh jashtë vendit, shkoni në telefoninë celulare për të blerë paketën roaming. Nëse nuk do e përdorni jashtë telefonin, fikeni roaming ndryshe rrezikoni një faturë të kripur telefonike. Shkarkoni aplikacione udhëtimesh para nisjes dhe përdorini kur të keni Wi-fi e hotelit.

Të këmbesh shumë para përpara udhëtimit

Është ide e mirë të keni monedha vendase në duar kur mbërrini, por jo tepër. Shumë para në dorë do të thotë fatkeqësi nëse humbasin apo t’i vjedhin. Kupto sa ke buxhetin dhe merr ca të holla në bankë apo në një ATM aeroporti. Nëse mbeteni pa para, mund t’i tërhiqni në ATM në shumë vende.

Të harrosh të lajmërosh bankën për planet e pushimit
Pak gjëra janë më frustruese sesa të të ngrijë karta e kreditit kur je me pushime, pasi banka mund të mendojë se ta kanë vjedhur. Para se të nisesh, njofto departamentin e vjedhjes së kompaninë së kartës së kreditit se po del jashtë shtetit.

Të veshësh këpucë të parehatshme

Pushimet nuk janë koha e duhur për të blerë një palë atlete të reja. Por nëse ke pk kohë para udhëtimit, të rekomandojmë të blesh një palë të rehatshme.

Ta kapërcesh kërkimin
Pushimet spontane mund të jenë argëtim, por kur shkon pa itinerar dhe e lë veten në rendin e ditës, kalo disa minuta duke google-uar. Kërko si të thërrasësh një taksi, studio kujt duhet t’i japësh bakshish dhe të gjesh të paktën një restorante të mirë apo një sit historik që duhet parë.

Ta teprosh me agjendën
Shumë nga ne bëjnë pushime tepër të shkurtra, që  do të thotë se duam të shohim shumë vende, kultura, ushqim dhe të relaksohemi në një hark të shkurtër kohe. Lër pak hapësirë në agjendë për t’u çlodhur pasi ndryshe do të duhen pushime pas pushimesh.

Të tregohesh tejet i kujdesshëm
Je me pushime, ndaj përqafoje destinacioni tënd. Provo ushqime të reja, fol me vendasit, eksploro rrethinat dhe zhytu në to.

Të të zërë paniku
Më e rëndësishmja që një udhëtar duhet të mbajë mend është të mos bjerë në panik. Gjërat ndodhin si në vendin tënd ashtu edhe kur je në rrugë, nëse humbet lidhjet, humbet biletat e trenit apo të zhduket rezervimi i hotelit. Këto mund të jenë frustruese por paniku nuk ndihmon aspak. Qëndro i ftohtë dhe në fund të ditës do të kesh një histori për të rrëfyer.