Pasternak ka zbuluar një ditë nga jeta e Ariana Grande, në nder të partneritetit të saj me Reebok dhe ka dhënë një pamje të brendshme se ç’do të thotë fitness kur je në udhëtim. Ja pesë mënyra sesi Grande dhe yje të tjerë që stërviten nga Pasternak ruajnë linjat dhe gjejnë kohë të futen në stërvitje të përditshme ndërsa udhëtojnë botën. “Organizata botërore e Shëndetit thotë se na nevojiten ët paktën  10 mijë hapa në ditë”. ka thënë Pasternak. “Unë them 12 mijë hapa dhe nuk ke pse të stërmundohesh duke e bërë. Nuk ka nevojë të bësh sprint dhe ta çosh veten deri në pikën e marramendjes”. Më e rëndësishmja është ta mbash trupin në lëvizje. “Sekreti për të qenë në formë të mirë është ky: merr këmbën e djathtë  dhe vendose përpara së majtës dhe përsërit”, thotë ai. “Nuk ka lëvizje që kompenson mungesën e hapave”.

Merr një sy gjumë!
Fluturimet mund të shkaktojnë probleme me gjumin  kur viziton një vend tjetër, por duhet të mbash ritmin e gjumit gjithmonë. “Mendohet se është një e treta e jetës sonë”, ka thënë Pastërnak. “Kam kaluar 25 vjet duke u mësuar njerëzve si të lëvizin dhe tani po kaloj shumë kohë duke u treguar si të mos lëvizin. Gjumi është shumë, shumë i rëndësishëm”. 
Në të njëjtën mënyrë siç kujdeseni se çfarë hani, duhet të siguroheni se po bëni gjumë mjaftueshëm. Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Berkley-it, mungesa e gjumit çon në neps të pashëndetshëm dhe e nxit trurin të kërkojë ushqim të keq, që nuk është e rekomandueshme për një stil të shëndetshëm jetese.

Shkëputu nga teknologjia!
Të ndihesh mirë është pjesë e të qenit të shëndetshëm dhe mund ta bësh duke eliminuar stresin e panevojshëm nga jeta, duke nisur me telefonin. Lejoji vetes  të shmangesh nga e-mailet e punës dhe rrjetet sociale.  Hajde tani, supozohet të jesh me pushime në këtë moment!
Duhet  të shkëputësh spinën nga teknologjia për të paktën një orë në ditë” , ka thënë Pasternak. “Shpresoj të ekzistojë një orë në ditë kur e vendos atë telefon larg vetes dhe bën diçka që të detyron të jesh i pranishëm. Ta heqësh veten nga teknologjia qoftë edhe për një orë mund të bëjë  çudira në shëndetin tuaj mendor”.

Mendo se çfarë po ha!
Stërvitja është e pakuptimte nëse nuk po ha si duhet.  “Nuk ka kuptim, që po kalon gjithë ato orë duke djegur kalori vetëm për t’i zëvendësuar me të këqija, ka thënë Pasternak.  Kam dëgjuar njerëzit të thotë “Cilat janë gjërat më të mira për të ngrënë  para dhe pas stërvitjes?  Vetëm nëse po stërvitesh për lojërat olimpike, nuk ka kuptim qe të hash një tufë kalorish përpara se t’i djegësh”. 
Por nuk do të thotë se duhet ta ndrydhësh veten- thjesht mbaj mend të provosh gjëra me masa të moderuara. “Mendoj se Grande ka gjithnjë dietë të shëndetshëm, por ajo që i kam thënë të bëjë është të krijojë balancë dhe moderim”, ka thënë ai. “Për t’u ndjerë në rregull me të ëmblat apo festimet ndonjëherë. Ajo i ka zgjeruar përbërësit që fut në dietë”.

Nxite  veten, me motiv
“Ngre apo tërhiq diçka të rëndë”, thotë ai. “Sfido muskujt në mënyrë ideale për të paktën pesë minuta në ditë”.
Nëse po ecni në një park mund të nisni me një kardio të thjeshtë që përfshin ecje të shpejtë dhe tre sete tendosjeje nëpër fushë. “Ky është sekreti  i punës me njerëz si Ariana; është të marrësh më të mirën nga koha,  mjetet, hapësira pa u dëmtuar” thotë trajneri. “Mendo nëse lëndohesh duke bërë stërvitje , të bën jo vetëm të mos punosh për  një kohë por të mos jesh në gjendje të bësh një sërë gjërash. Duhet të mbash eficiencën, balancën, fokusin dhe sigurinë në mendje”.
 
Paketo veshje të rehatshme
Nëse nuk merr atlete, gjasat janë se nuk do të dalësh të stërvitesh. Janë të mira edhe për të ecur dhe eksploruar qytetin, dhe kjo llogaritet si mënyrë për të bërë hapat e nevojshëm ditorë. Bëjini vetes një nder duke lëvizur pa u lodhur dhe paketo  veshjet e duhura. “Kur ke veshur diçka të rehatshme, ke më shumë gjasa të lëvizësh”, thotë Pasternak. “Nëse ke veshur këpucë të rehatshme, këmbët janë të lumtura dhe kjo do ju bëjë mbase të ngjiteni nga shkallët dhe jo me ashensor, ose mund t’ju bëjë të ecni edhe ca blloqe më shumë sesa të merrni taksi.  Të kundrosh peizazhet është stërvitja më e mirë kur udhëton”.