14 tetori do të mbahet mend si ditë historike për ishullin e largët të Shën Helenës. Pas një sërë nisjesh të rreme dhe vonesash teknike, fluturimi i parë komercial në territorin  britanik më në fund aterroi në kohë.
 
Shën Helena qëndron në jug të Oqeanit Atlantik, 1200 milje nga toka  më e afërt. Përpara se Linjat ajrore afrikanojugore të nisnin shërbimin javor nga Johanesrburgu d he Kejp Tauni, e vetmja mënyra për të mbërritur në Shën Helena ishte një udhëtim pesë ditor me anije nga Kejp Tauni. Fluturimi, i cili bën një ndalesë furnizimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Namibisë, e ka shkurtuar odisenë drejt parajsës së virgjër, në gjashtë orë.
 
Grupi i parë i udhërarëve u pritën personalisht nga guvernatorja e ishullit Lisa Philips. “Shën Helena, vendi ku ke bërë rrugë të gjatë nga një rrugë e gjatë”, ka shkruar në Tëitter ajo.
Fluturimi komercial pritet të gjallërojë jetët e 4 mijë banorëve të Shën Helenës. Ekonomia e ishullit vullkanik mbështetet fort në turizëm, ndër tërheqjet e ishullit është breshka 185 -vjeçare e quajtur Jonathan dhe një ujëvarë në formë zemre.
 
Të dhënët pas historisë e njohin Shën Helenën si vendi ku mërgoi Napoleon Bonaparti pas mposhtjes në Betejën e Vaterlosë. Ai vdiq aty më  1821- shin, ndërsa ditët e fundit të jetës i kalonte duke pirë galonë vere shkretëtire prodhuar nga prodhuesi  afrikanojugor Klein Constantia.