Cilët janë ishujt më të bukur të botës? Pyetje duke si pa përgjigje, por lexuesit e Travel + Leisure  kanë votuar për ishujt më të bukur që kanë parë e vizituar. Si pasojë ka dalë një klasifikim, një dhjetëshe ku mbizotëron Azia.

10. Bali, Indonezi
Një parajsë në tokë dhe me gjithë ato vende në botë mund të ndodhë të renditet e dhjeta.

9. Hvar, Kroaci
Hvar gjendet mes ishujve dalmate, në Kroaci. Asnjë habi që ndodhet në dhjetëshe, sepse Kroacia ëshët një vend fantastik ëpr t’u vizituar.

8. Ischia, Itali
Ischia është e shkëlqyer, plot me gjëra për të bërë dhe provuar përtej plazheve të mrekullueshëm, si edhe ujërat termalë apo baltat e famshme.

7. Kauai, Havai
E pasur me male, bimësi dhe për pasojë pamje spektakolare. Nuk kishte dyshim që ku ishull i Havait të  ishte në dhjetëshe. Mjaft ta shohësh.

6. Maui, Havai
Përpara Kauait gjendet një tjetër ishull i Havait, mbase edhe më i famshmi. Maui është i formuar nga dy vullkane të lashtë dhe kjo e bën një vend mitik ku mendohet se ka lindur qytetërimi havaian.

5. Santorini, Greqi
Më i  famshmi  i  ishujve grekë nuk mund të mos pushtonte klasifikimin e më të bukurve, Një ishull vullkanik në formë koni, që ofron panorama të mrekullueshme, ujë i pastër dhe kristalin dhe fshatrat e famshëm të bardhë prej kartolinash.

4. Ishujt  Galapagos, Ekuador
Galapagos  janë një zonë ende aktive nga pikëpamja vullkanike dhe antikiteti dhe izolimi i tyre ( mes Paqësorit) garantojnë edhe sot praninë e kafshëve që tjetërkund nuk  kanë arritur kurrë  ose janë zhdukur. Galapagos përveçse janë një spektakël janë edhe  kopshti zoologjik arkaik i Tokës.

3. Ishulli Boracay , Filipine

Ja yjet e vërtetë të këtij klasifikimi, Filipinet në një zbulim të madh së fundi mes udhëtimesh në Azi. Të preferuara deri tani ndaj Tajlandës, Filipinet janë një vend spektakolare, me shumë ishuj të mrekullueshëm si Boracay.

2. Ishulli Hilton Head, ShBA  
Surpriza e vërtetë mes ishujve më të bukur në botë është ky. gjendet në Karolinën e jugut, në ShBA dhe është një vend vërtet mitologjik. Ka një jetë të egër shumë të larmishme, mes aligatorëve, drerëve, manatejve dhe shumë të tjerëve dhe është një vend për t’u zbuluar.

1. Palawan, Filipine

Ja i pari në klasifikim. Palawan është një parajsë plazhesh dhe bimësie në Filipine dhe është e rrethuar nga ishuj të tjerë më të vegjël të Arqipelagut. Shumë e përkufizojnë, përtej “parajsore” “ekonomike” e kjo na bën të kuptojmë se bukuria duhet  të jetë demokratike. Kur është vërtetë, njerëzit dashurohen edhe më shumë.