Trogir, Kroaci
Bëj një xhiro pasditeje me një akullore në dorë mes rrugicave mesjetare. Bekuar me natyrë magjepsëse dhe një hap jete të shpenguar, kjo fortesë e ruajtur e Adriatikut mund të jetë mikrokozmosi i përsosur i Kroacisë.


Moçambik, Mozambik

Ky sit i ruajtur nga UNESCO mund të jetë i vogël por ka një histori të madhe. Rrugët me kalldrëmë dhe manastiret e shekullit të 16-të flasin për të kaluarën e tij si një qendër tregtie dhe kryeqytet i Afrikës Lindore , koloni portugeze.

Lübeck, Gjermani
Ky qytet simpatik mund të ketë humbu pak nga madhështia si një kryeqytet mesjetar, por ka ruajtur në mënyrë besnike qendrën, mbështjellë nga lumi Trave, qëndron si një testament i pakohë ndaj historisë trallisëse.

Male, Maldive

Kryeqyteti i Maldiveve mund të ndajë të njëjtat ujëra të bruzta me restortet e famshëm, por aty mbarojnë edhe ngjashmëritë. Kjo nyjë e fortë e tregtisë d he politikës e ka dyfishuar popullsinë në 105 mijë banorë në 20 vjet.

Key West, Florida
Çlodhës dhe ekscentrik, kjo hallkë është simboli i një qyteti ishull me një shpirt të pavarur bëj si të kesh qejf. Shtëpi me çati kashte dhe vila përrallash ndajnë rrugët me palma ku
Tennessee Williams dikur shëtiste dhe baret ku dikur Ernest Hemingway pinte.

Mexicaltitán, Meksikë
Ky ishull i vogël me shtëpi druri e çati kashte, i lundrueshëm me varkë gjatë sezonit të shirave të verës, është quajtur Venecia e Meksikës. Disa e konsiderojnë piktorestk, qyteti i bërë nga dora e njeriut si një nga vendlindjet e identitetit meksikan: thuhet se prej këtu aztekët kanë nxjerrë Tenochitlán, që më vonë,në shekullin e 11 u bë qyteti i Meksikos.

Tromsø, Norvegji
Ky qytet i qarkut arktike, magjepsëse, është i vendosur në fjordet me majat me dëborë. Përveç pamjes spektakolare të dritave të veriut, është quajtur “Parisi i Veriut”, për banorët modernë, ndërsa qendra e qytetit mburret me një numër mbresëlënës të shtëpive sharmante me dru.

Lindau, Gjermani
Pluskuese në liqenin blu kobalt të Konstancës, Lindau mburret me rrugët e lashta shekullore dhe çatitë e bukura me kulm që zhyten në qiell. Mënyra më e mirë për të hyrë është siç e bënin qëmoti tregtarët e detit –mes gjirit me statujën legjendare bavareze.

Santa Cruz del Islote, Kolumbi
Ky avanpost karaibesh –jo Manhatan –besohet se është ishulli më i populluar në botë. Nëse urbanizmi përkufizohet me përafërsi, Santa Cruz del Islote është esenca e tij. Këtu, 1200 njerëz në shtëpitë familjare ndajnë vetëm 0.1 km katrorë.


Florianópolis, Brazil
Me 42 plazhe dhe gjelbërim të shkrira në mënyrë harmonike me sofistikimin urban, sërfistët dhe manjatët e biznesit ndihen njësoj në shtëpi në këtë qytet në jug të Brazilit, i njohur edhe si ishulli i Magjisë.