Të planifikosh një udhëtim në një vullkan mund të tingëllojë si të blesh një biletë vetëm vajtje drejt ferrit mbi Tokë. Kombinimi i përsosur i rrezikut të parashikuar dhe bukuria e izoluar nxit imagjinatën. Aventura e egër nuk është e rezervuar vetëm për faqet e Zhyl Vernit. Disa prej 1500 vullkaneve aktivë janë të aksesueshëm për turistët dhe nuk kërkojnë regjim stërvitor. Ja ku të vizitosh vullkane aktivë rreth botës dhe të përjetosh në radhë të parë pushtetin e papërpunuar të natyrës.


EYJAFJALLAJÖKULL, ISLANDË
Ky vullkan ka shpërthyer nëpër kryeartikuj më 2010 pasi dërgoi milje pluhur në qiell dhe dëmtoi trafikun e fluturimit nëpër Europë. Dy orë e gjysmë me makinë nga Rejkjavik,
Eyjafjallajökull është një emër i vvështirë për t’u shqiptuar i akullnajës që mbulon vullkanin, jo vullkani vetë. Formacionet e llavës dhe akullnajat mvi të qëndrojnë në një majë të lartë rreth 2 mijë metra. Ngjitja dhe guida mund të duken shumë ekstrem, por mund ta shijoni pamjen e zonës nga një tur i rehatshëm me jeep.

KILAUEA, HAVAI
Në një lartësi pak më shumë se 1300 metra, Kilauea mund të mos jetë vullkani më i lartë në Havai, por është mbase më magjepsësi. Në gjuhën vendase Kilauea do të thotë “vjell” apo “përhapje” dhe ky vullkan i mbrojtur ka gromësirë llavë qysh prej 1983-shit. Brenda kraterit ka një liqen llave me bulëza. Shijojeni pamjen nga një helikopter ose shiheni peizazhin nga afër duke ecur në shtegun malor prej 155 miljesh të parkut kombëtar të vullkaneve në Havai. Këshillë: vizitojeni në errësirë për të parë llavën shndritëse që i shton dramacitet qiellit të natës.


SAKURAJIMA, JAPONI
Përpara shpërthimit madhështor më 1914-ën, Sakurajima ka qenë një ishull, por llava masive që u derdh e lodhi vullkanin me gadishullin Osumi në jug të Japonisë. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se përbërja e tymit ë vullkanit vjen si rezultat i një tjetër shpërthimi të madh në dekadat e mëpasshme, që mund të rezultojë shkatërruese për Kagoshimën fqinje. Vendasit përdorin çadra si mburoja në ditët me shumë pluhur. Askush nuk mund të qëndrojë shumë pranë forcës së natyrës, por udhëtarët duhet të bëjnë një xhiro me traget nga Kagoshima dhe të ecin në Rrugën e Llavës në Sakurajima për pamje spektakolare.


PACAYA, GUATEMALË
Pacaya mund të mos jetë më i larti nga 37 vullkanet në pikëzojnë Guatemalën, por është më aktivi. Ky gjigant, i pagëzuar pas lules së palmës që rritet në këto toka dhe i përdorur vazhdimisht i përdorur në gatimet guatemalase, mund të shijohet nga një udhëtim i thjeshtë nga qyteti i Guatemalës apo ish kryeqytetit kolonial të Antiguas. Një ngjitje dy orëshe mes
Peizazhit thuajse hënor  i shpërblen ngjitësit me pamje të erërave me avull aktiv, derdhje të llavës së kohëve të fundit dhe tre vullkane fqinjë.


ETNA, ITALI
Vullkani më i lartë dhe më aktiv i Europës qëndron mbi qytetin e Katanias në ishullin e Sicilisë. i përsosur për fotografi por shpërthyes, mali Etna ngjitet ashpër si piramidë nga një baze prej 93 miljes drejt qendrës më të vogël. Vizitorët mund t’ia dalin drejt pikës më të lartë të lejuar në gjysmë dite, nëse qiejt janë të kthjellët, të shpërblehen me peizazhe fantastike të deteve Jon, Adriatik dhe Mesdhe. Një tren skenik gjithashtu sillet rrotull bazës së vullkanit në tre orë, duke kaluar përmes llavës së zezë, të ngurtësuar. Pas kësaj, mos harro të gjerbësh verë prodhuar nga vreshtat që lulëzojnë në dheun vullkanik të pasur me minerale.

BROMO, INDONEZI
Mali Bromo në Javën Lindore nuk është vetëm magjepsës, por konsiderohet edhe si vend i shenjtë. Çdo vit, gjatë festivalit Kasada, populli Tenggrese ngjitet për të hedhur zarzavate, lule dhe gjallesa në kraterin e thellë të vullkanit si një blatim për zotat e malit.
Turistët mund të vizitojnë vullkanin e lartë prej 3 mijë metrash duke kaluar një shkretëtirë hiri. Ia vlen të zgjohesh herët për të parë lindjen e diellit mbi peizazhin që duket si një tjetër planet nga maja e kraterit.

WHAKAARI, ZELANDË E RE
Whakaari (Ishulli i Bardhë) mistershëm e fsheh shpërthimin nën ujërat e qashtra të Gjirit të Bollëkut në Oqeanin Paqësor. Tridhjetë milja nga bregu në Ishullin e Veriut, ky vullkan detar aktiv i mirëpret vizitorët duke nxjerrë avull dhe ujë të vluar nga krateri. Udhëto me një prej operatoreve të licencuar të tureve në muret e vullkanit, pastaj avitu baltës që bulëzon nga i nxehti, burimet vullkanike dhe shtresave të verdha e portokalli të sulfurit.