Udhëtarët aventurierë mund t’i thonë botës se kanë qenë në çdo kontinent përveç Antarktidës. Ata më të guximshmit mund të përfshijnë edhe kontinentin e shtatë në listën e tyre. Por shkencëtarët besojnë se udhëtarët më ambiciozë tani kanë një kontinent të tetë për t’i shtuar listës së tyre: Zelandia.
Megjithëse pjesa më e madhe e Zelandias është nën det, rreth 6 përqind e sterrës qëndron mbi ujë – siç vëren Atlas Obscura – që është e aksesueshme për vizitorët.
 
Afro 5 milionë njerëz jetojnë në “kontinentin e humbur” të Tokës. Ishujt e Zelandës së re janë të lidhur me të njëjtën copë kontinentale (1.9 milje katrorë), që është krejt e ndryshme nga Australia dhe Antarktida, sipas një raporti nga Shoqëria Gjeologjike e Amerikës, botuar në fillim të këtij viti.
 
Zelandia përfshin Zelandën e Re dhe Kaledonian e Re, bashkë me një sërë territoresh të tjerë australianë dhe grupe ishujsh ( të bregut verilindor të Australisë). Ata që duan të gërmojnë në kontinentin e humbur kanë goxha terren për të përshkuar.
Vendi përbën afro 93 përqind të Zelandias. Ata që duan të arrijnë majën e Zelandias duhet të sigurohen të vizitojnë Alpet e Jugut. Pika më e lartë është Mali Cook, i vlerësuar mbi 3700 metra i lartë. Një tjetër pikë, nga e cila Zelanda e Re ka shumë, është Parku Kombëtar Abel Tasman.

Kaledonia e Re
Arkipelagu mund të jetë pjesë e Zelandias, por teknikisht i përket Francës. Vizitorët duhet të sigurohen të kontrollojnë lagunat e gjalla të zonës, të emërtuara Trashëgimi Botërore më 2008 –ën.

Ishulli Norfolk
Ky ishull i vogël polinezian është më pak se 15 milje katrorë, megjithatë ka një histori të pasur. Njihet për florën e tij, përfshirë edhe pemët unike të pishës, pavarësisht faktit se ishulli është formuar nga një shpërthim vullkanik.

Grupi i ishujve Lord Howe
Ky ishull ka një histori të pazakontë. Është i vetmi vend në botë që e vendos orën e vet përpara me 30 minuta për të kursyer kohë ditore. Gjithashtu janë përfshirë në një luftë kundër minjve, sipas Atlas Obscura, që ka zgjatur 100 vjet dhe ka përfunduar vetëm kohëve të fundit ( varet se kë pyet). Të zhytesh në aspektet ujore të Zelandias, të zhytesh në shkëmbinjtë Elizabeth dhe Middleton. Këta janë shkëmbinjtë ujorë më jugorë në botë dhe mburren me biodiversitet të pasur.