Udhëtarët që drejtohen nëpër vendndodhje të largëta apo të izoluara mund të dalin vullnetarët për të sjellë furnizime mjekësore që shpëtojnë jetë, të paketuara në valixhe nga organizata jofitimprurëse kanadeze Jo thjesht turistë. Programi pajis udhëtarët me mjekime nga spitalet, kilinikat dhe depot farmaceutike. Jo vetëm që pajis klinikat e izoluara me këto mjekime shumë të nevojshme, por i nxjerr edhe udhëtarët jashtë zonës së tyre të rehatit dhe i ndihmon të hyjnë në kontakt me vendasit, ka thënë Avi D’Souza, drejtori i programit Jo thjesht turistë për degën e Torontos.

“Ideja e madhe pas projektit është të lidhim njerëz”, ka thënë D’Souza. “Shpesh dëgjojmë histori rreth udhëtarëve që shkojnë në udhëtime dhe dalin jashtë zonës së rehatisë dhe përfundojnë duke u kthyer në mirëbërës për atë komunitet. Ka të bëjë me shpërndarjen e dashurisë dhe t’u tregosh njerëzve se kujdesesh për ta”.

E gjithë organizata është me bazë vullnetare dhe “kurrë nuk ka marrë një qindarke financime”, ka thënë D’Souza. Qysh prej themelimit të kësaj kompanie më 1990-ën, është rritur në disa vende në Kanada dhe Mbretëri të Bashkuar, (dhe janë në bisedime për të nisur të tjera në ShBA dhe Australi). Gjithsej ata kanë dërguar më shumë se 10 mijë valixhe në 82 shtete të ndryshëm rreth botës.

Në mision për “Jo thjesht turistë”, udhëtarët mund të shpërndajnë valixhe për klinika në Kubë, Honduras apo Peru. Dorëzimi funksionon në bashkëpunim me çdo lloj itinerari që udhëtarët kanë planifikuar.

Për t’u regjistruar në dorëzimin e një valixheje, udhëtarët plotësojnë një vëzhgim në website-in “Jo vetëm Turistë”. Pasi flasin me një koordinator udhëtimi për të kopsitur të gjithë detajet e udhëtimit, ata zgjedhin një valixhe të paketuar nga vendndodhja e Jo thjesht turistë.

Valixhet janë të mbushura me furnizime bazike mjekësore që zakonisht duan kohë dhe shumë vështirësi për të mbërritur në klinikat e vendeve në nevojë. Udhëtarët mund të sjellin garza, shiringa, katetera, pajisje për lindje, stetoskopë apo age (mes të tjerash) për klinikat. Çdo valixhe mban afro 400 dollarë furnizime mjekësore dhe peshon mes 7-9 kg. Udhëtarët marrin një letër me detaje mbi çdo gjë që mbajnë në valixhe. Organizata gjithashtu i inkurajon udhëtarët të mos i hapin dhe i mbyllin valixhet para nisjes, në mënyrë që në rast të një ndalimi prej agjentëve të sigurisë, ata mund të përgjigjen vërtet se çfarë kanë të paketuar në çantat e tyre. Disa linja ajrore mund të mos kërkojnë tarifa bagazhi nëse udhëtarët u sqarojnë se janë në mision bamirësie.
Udhëtarët që nuk kanë në plan ndonjë udhëtim mund ta ndihmojnë organizatën nga shtëpitë duke dhuruar valixhet e tyre të vjetra; D’Souza thotë se valixhet janë më të vështira për t’u gjendur sesa furnizimet mjekësore.