Çfarë ka në një emër? Për disa prindër, një emër është breznor; duke u dhënë fëmijëve emrat e të afërmve apo paraardhësve mban një domethënie personale. Për të tjerë është një mundësi për t’i dhënë fëmijës një emër që është frymëzues dhe universal, me ndikime nga vende rreth globit. Nëse keni udhëtuar në ndonjë vend ku kultura dhe stili i jetës ju janë dukur të bukur, atëherë mund ta konsideroni ta pagëzoni të voglin apo të voglën tuaj sipas tyre. Ka plot emra që evokojnë femininitet dhe hijeshi nga të shtatë kontinentet. Ja disa emra të frymëzuara nga vende rreth botës.

Florenca/Florenc
Romantik dhe i çuditshëm, ky emër vjen nga kryeqyteti i rajonit toskan në Itali, kur do të gjeni kryevepra të artit të Rilindjes dhe arkitekturë ikonike.

Bristol
Një qytet urban në Anglinë jugperëndimore, emri rrjedh nga anglishtja e vjetër dhe përkthehet si “vend në urë”. Megjithëse tipikisht i njohur si emër djemsh në disa vende, emri po fiton popullaritet duke u përdorur edhe për vajzë për shkak të tingëllimit androgjin.

Katalina
Emër i ardhur ishujt e kanalit të Kalifornisë së jugut, emri Katalina thuhet se ka kuptimin “e pastër” në spanjisht dhe portugalisht.

Sahara
Shkretëtira e Saharës mbulon pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe është një ngamë të mëdhatë në botë – po ashtu emri Sahara është i fuqishëm dhe ekzotik dhe do të thotë “Shkretëtira e Madhe”.

Holland
Njohur si rajoni kryesor dhe provincë e Vendeve të Ulëta, emri Holland është i thjeshtë dhe i ëmbël.

Delansej
Megjithëse emri ka origjinë irlandeze, Delansey (Delancey) është në rrugë e famshme në Nju Jork.

Adelaide
Nëse ëndërroni të udhëtoni në tokën poshtë, atëherë Adelaide- kryeqyteti bregdetar i Australisë së Jugut mund të jetë emri i përsosur për një vajzë. Emri rrjedh edhe nga gjermanishtja “Adelheid”, që përkthehet si fisnikëri.

Vjena(Vienna)
I njohur kryesisht si kryeqyteti austriak, Vjena është emër i këndshëm që mbart sofistikim, por edhe ka mundësi për nofka të ëmbla si Vi apo Vivi.

Eleadora
Një emër i rrallë që u është dhënë shumë shenjtëve, Eleadora do të thotë “dhuratë e diellit”, në greqisht dhe spanjisht.

Betani
Megjithëse Betania është njohur si emër biblik, është një fshat rreth një milje e gjysmë në lindje të Jerusalemit, është gjithashtu emri i një qyteti të vogël bregdetar në Delaware.

Kenia
Femëror e njëherazi i fortë, Kenia është një vend i Afrikës Lindore, që është i rrethuar me gjelbërim, lugina dhe maleve. Emri i rrjedhur nga Mali i Kenias, përkthehet si “Mali i bardhësisë”.

Salem
Përtej shtrigërisë, emri Salem ka disa origjina, të gjitha me përkthim kuptimplotë. Në arabisht Salem do të thotë “paqe” , ndërsa në përkthimin islam do të thotë “i sigurt dhe i lirë”.

Gjeneva
Rrjedh nga frëngjishtja e vjetër “genevre,” që do të thotë “dëllinjë”, ky emër i dashur është edhe emri i një qyteti piktoresk në Zvicër.

Amari
Me dy kuptime domethënëse në gjuhën afrikane (“Ka forcë të madhe”) dhe në arabisht (“hënë”), Amari ka edhe dy adashë të famshëm, një fshat në Nepal dhe një provincë në ishullin grek të Kretës.

Shasta
Mali Shasta është një majë vullkanike në Kaliforninë e Veriut, por gjithashtu ëstë një term në sanskritisht që do të thotë “mësues”.

Abilene

E përkthyer bukur si “Toka e livadheve” në hebraisht, Abilene është edhe emri i një qyteti të vogël në Teksas.

Diksie(Dixie)
Meshtatë kuptime të ndryshme, emri Diksie ka rrënjë angleze dhe i referohet shteteve të jugut të linjës Mason-Dixie në ShBA.

Mersia
Ky emër unik rrjedh nga mbretëria antike Anglo-saksone në Britaninë qendrore dhe ka domethënien e “Mercy” (Mëshirë).
 
Lurdes
Çfarë ka më të këndshme sesa të quhesh sipas një qyteze në këmbët e kodrave të Francës? Emri ka marrë famë shumë kur Madonna e zgjodhi për vajzën e saj, dhjetëra vite të shkuara, dhe ka treguar se është një emër i pakohë.

Svea
Ky emër popullor suedez nga fisi “svear” që pushtoi tokën e Suedisë, do të thotë fjalë për fjalë “Swede” (rrepë suedeze).