Streha mbretërore
Një mozaik me lule irisi përballë Kështjellës Rosenborg të Kopenhagës, e cila u ndërtua në shekullin e 17 nga Mbreti Danez Kristiani IV si një vilë verimi dhe shumë shpejt u kthye residenca e preferuar prej tij gjatë gjithë vitit.

Interlud muzikor

Muzikantët e rrugës argëtojnë dyqanxhinjtë jashtë Torvehallerne, një treg specialitetesh ushqimi në Kopenhagën qendrore, hapur dy vjet më parë. Në një prej ditëve të këndshme të pranverës , autori Bruce Schoenfeld i pa banorët e qytetit “jashtë të gjallëruar, duke shtyrë karroca foshnjash dhe duke biseduar në kafene. Shumë mund të jenë të huaj me njëri-tjetrin, është një qytet me më shumë se një milion banorë, në fund të fundit – por përshëndetjet me kokë dhe buzëqeshjet që shoh kur dy grupe kalojnë e bëjnë të duket sikur të gjithë njihen me njëri-tjetrin, të paktën me vështrim”.

Dizajn i sofistikuar

Linja të pastra dhe hapësira të mëdha, markë e estetikës daneze, përkufizojnë Shtëpinë e Operas së Kopenhagës. “Më sjell ndërmend një anije krocierë ultra moderne” shkruan autori Bruce Schoenfeld, “ gjithë forma... me një brendi të shtrirë. Jashtë dritareve – lëkura prej qelqi e teatrit – mund të shoh qendrën kompakte të Kopenhagës”.

Stil Kopenhage

Dashamirësit e rinj të artit qëndrojnë jashtë Operës së Kopenhagës, krijuar nga i famshmi arkitekt danez Henning Larsen e që u hap për publikun më 2005 –ën. Mes pikave të forta: gjendja e akustikës së artit.

Ëmbëlsira për syrin

Në sallonin Georg Jensen në Kopenhagë, disa shandanë gjarpërues si kobra ndriçojnë tryezën. Jensen e themeloi kompaninë e tij në Kopenhagë prej më se 100 vitesh. Autori Bruce Schoenfeld vëren “Nga novacioni kulinar tek dizajni i mobilieve tek teknologjia e lartë, danezët duket se gjejnë mënyra krijuese për të përparuar gjendjen e artit përmes disiplinash”.

Llokoçitje

Një bulldog francez shijon pamjet e qytetit dhe nuhat nga koshi i tij mbi një biçikletë me ngarkesë. Bruce Schoenfeld thotë: “Përzierja e funksionalitetit me fantazi dhe estetikës lojcake e bëjnë Kopenhagën të duket një dekadë përpara se kudo tjetër, një qytet i së ardhmes”.

Lagjja detare

Të njëjtat ndërtesa shumëngjyrëshe që vijëzojnë Nyhavn-in ( “limani i ri”) e Kopenhagës 250 vite më parë i mirëpresin ende vizitorët edhe sot. Mjetet e vetme të lejuara në këtë liman të vogël janë anëtarët e Shoqatës së Varkave të Drunjta ose të ftuar me varka me interes historik. Autori Bruce Schoenfeld thotë: “ Do e kaloja kohën në Kopenhagë duke ecur në të njëjtat rrugë, të kthehesha në të njëjtët muze, madje edhe të ha në të njëjtët restorante. Si të gjithë qytetet cilësore, të pasur në histori dhe kontekst, Kopenhaga të shpërblen me familjaritet”.

Pallati i të mësuarit

Linja të harkara dhe një holl me shumë histori shënjojnë krahun modern të Diamantit të Zi, në Bibliotekën Mbretërore të Danimarkës, me pamje nga deti. Mes thesareve të bibliotekës: ditarët e Hans Kristian Andersenit. Autori Bruce Schoenfeld ka vërejtur shumë ndryshime në pamjen e qytetit qysh prej vizitës së tij, 10 vjet të shkuar: “Ndryshimet në Kopenhagë janë të dukshëm. Një teatër i ri, Teatri Mbretëror Danez, hapur më 2008 –ën. Përtej tij ngrihet biblioteka moderne Mbretërore, e njohur si Diamanti i Zi për muret me granit të errët dhe formën kubistë”. Graniti ka ardhur prej Zimbabvesë dhe është lëmuar në Itali.

Shije gourmet

Ullinjtë janë asortimenti kryesor në Oliven e Stig-ut, një prej shitësve në tregun Torvehallerne. Stig Larsen udhëton vazhdimisht në Spanjë, Itali dhe Francë për të sjellë ullinjtë më të mirë, që më pas i marinon në dyqanin e tij në Kopenhagë, me vajra dhe erëza. Autori Bruce Schoenfeld : “Skena e ngrënies darkë në Kopenhagë ka lulëzuar. Qyteti ka 13 restorante me yje Michelin, të gjithë duke i shtyrë kufijtë e kulinarisë. Planifikova të vizitoj disa, më shumë për të vërtetuar intuitën time se shkencëtarët e çmendur në kuzhinat e qytetit janë manifestimet e fundit të dellit krijues në karakterin kombëtar”.

Kalorësi i lartë
Ajo që dominon Sheshin Højbro të Kopenhagës është shtatorja e peshkopit-luftëtar Absalon, të cilit i njihet merita e themelimit të qytetit. Më 1167 –ën Absaloni urdhëroi që një kështjellë e fortifikuar të ndërtohej në fshatin e vogël të peshkatarëve që më pas u bë i njohur si Kopenhaga. Linja të valëzuara dhe harenga që notojnë qarkojnë bazën e shtatores, simbol i industrisë së harengave, mbi të cilën Kopenhaga ka ndërtuar pasurinë e vet.