Arti i rrugës është muzeu në qiell të hapur i një qyteti. Jo vetëm tërheqës për t’u parë, shpesh funksionon edhe si një portë në shqetësimet e shtresuara sociale, kulturore apo politike në mjedisin  ku shfaqet . Ndërsa është e lehtë, kur hasesh me një vepër të bukur arti në një mur të qytetit, për të shkrepur thjesht një foto, ta ngarkosh në Instagram dhe të lëvizësh, arti më i miri i rrugës meriton të kalosh pak çaste për të menduar domethënien e tij. Ja një tur në shtatë qytetet më të mirë të botës për të kërkuar art rruge me vetëdije.

 
1-    Shën  Huan, Porto Riko
Prezantuar më  2010-ën, festivali i artit të rrugës Santurve Es Ley  ndez një shkëndijë në lagjen e harruar Santurce të Shën Huanit, duke e shndërruar në një destinacion të rëndësishëm arti. Por muralet që mbulojnë ndërtesat këtu nuk janë thjesht letra muri: shumë synojnë çështjet bashkëkohore dhe historike të Porto Rikos.


2-    Bogota, Kolumbi
Jehona e vazhduesme e historisë së Kolumbisë e informon artin e rrugës së Bogotasë me vetëdije politike dhe ngjarjet e fundit ndikojnë në mënyrën si prodhohet. Fill pas protestave  mbi të shtënat fatale të policisë mbi një artist adoleshent më  2011-ën, Bogota e dekriminalizoi artin e rrugës gjerësisht, duke lejuar lulëzimin e muraleve të përpunuara.

3-    Uilliamsburg, Nju Jork  
Një lagje shpesh e përshkruar si epiqendra e trendit, Uilliamsburg pashmangshëm i tërhet turisët duke përdorur artin e rrugëve si sfond për selfie. Shihni më thellë dhe zbuloni vepra që përshkruajnë fytyrat e ndryshme të njerëzimit që përbëjnë materialin e qyteteve tona.   

4-    Stamboll, Turqi
“Stambolli është një amalgamë kulturash”, shprehet një artist vendas, Leo Lunatic. “Multikulturalizmi dhe diversitet janë të ndërfutura në shoqërinë e Stambollit dhe mënyrën si e sheh botën. Pavarësisht gjendjes aktuale politike në rajon dhe domethënies sonë gjeopolitike, ne si artistë, zgjedhim të mbetemi kryesisht jo politikë. Artistë do të krijojnë, më së shumti, diçka që promovon paqe, duke denoncuar luftën apo duke përshëndetur lehtë preferencat politike” .

5-    Kajro, Egjipt 
Revolucion egjiptian më  2011-ën ndezi shpërthimin e artit të rrugës ndikuar politikisht, siç Kajro nuk kish parë kurrë më parë. Shtampa, portrete të aktivistëve dhe karikaturat e figurave autoritare mbuluan sipërfaqet rreth sheshit Tahrir, veçanërisht në  rrugën  Mohammed Mahmoud, ku muri i Universitetit Amerikanë në Kajro u përdor nga aktivistët si “gazetë”.  

6-    Bangkok, Tajlandë  
Bangkoku u ofron vizitorëve  mundësinë për të parë artin e rrugës nga një kënd i pazakontë: nga uji. Muralet e krijuara gjatë Festivalit të Arteve Urbane Bukruk shfaqet gjatë udhëtimit në tragetin publik  Chao Phraya Express  nga  Tha Thien Pier drejt Urës së Mbretit Taksin.


7-    Stavanger, Norvegji  
Çdo vit, banorët  dalin vullnetarë për të dhënë  muret e shtëpive të tyre apo të bizneseve për artistët që marrin pjesë në festivalin e artit të rrugës Nu Art  në Stavanger. Askush nuk e di se çfarë do të prodhojnë artistët, por bien dakord ta lënë veprën e artit në vend për të paktën një vit. Shpesh, rezultati është një bisedë rreth çështjeve vendase të  interpretuara në hapësirë publike.  
*Nga  Karen Gardiner / National Geographic Travel