Në një kohë më të shkurtër se ajo që u duhet të kalojnë përmes kontrollit të aeroportit, tani udhëtarët mund të fluturojnë ndërkombëtarisht.
Një linjë austriake ka bërë histori duke kryer fluturimin më të shkurtër ndërkombëtar.
Austrian’s People Air Group ka bërë një udhëtim nga St. Gallen-Altenrhein, Zvicër drejt Friedrichshafen, Gjermani në vetëm tetë minuta, duke thyer rekordin e mëparshëm prej dhjetë minutash të një fluturimi nga Vjena drejt Bratislavës, Sllovaki.
Fluturimi mes Zvicrës dhe Gjermanisë është i planifikuar dy herë në ditë në të dyja drejtimet dhe kushton 40 euro. Distanca e fluturimit është vetëm 20 kilometra.
Mundësi të tjera për të udhëtuar mes dy qyteteve përshijnë ngarjen me makinë për një orë rreth liqenit Constance ose një udhëtim dy orësh me tren.
“Nga ky fluturim përfitojnë si turistët ashtu edhe ata që punojnë në të dy anët e liqenit dhe ka gjasa të bëhet një must për entuziastët e aviacionit” - ka thënë Danel Steffen, CEO of Austrian People's Air Group.
Fluturimi nuk ka kaluar pa debate, sidoqoftë, duke qenë se disa kritikë kanë treguar se karburanti i përdorur për këtë fluturim është në shpërpjesëtim me vetë fluturimin.