Ka fare pak përvoja më të paharrueshme ( ose romantike) se të hash një vakt të shijshëm, ndërsa  rrethohesh prej një pamje mbresëlënëse.

Ndaj kur shohim  Hotelin- Restorant  Grotta Palazzese – një hapësirë të mahnitshme vendosur në një shpellë në qytetin e Italisë së Jugut,  Polignano a Mare, nuk mund  veçse të biem në dashuri.  Restoranti, pjesë e hotelit Grotta Palazzese është e strehuar në një shpellë gëlqerore duke u dhënë darkuesve një pamje të pandërprerë të Detit Adriatik dhe të shkëmbinjve të tij të afërt. Gjatë ditës, shpella është pjesërisht e rrahur nga pasqyrimi i diellit në ujin e kaltër, një vend që daton prej  1700 –ës kur fisnikëria vendase e përdore për bankete.  Tani, vizitorët gostiten me një meny të mbushur me pjatat tradicionale të Mesdhetar dhe një listë të gjatë verërash. Darko në guvën verore nga Maji në Tetor ose përjetoje pamjen gjatë vitit,  përmes dritareve të sallës së ngrënies nga dyshemeje në tavan. Gostiti sytë!