Udhëtarët fluturojnë në Aeroportin Lulea në veri të Suedisë më 30 dhjetor për t’u mësuar me klimën e Arktikut përpara festimeve. Mbrëmja e Vitit të Ri nis me një ekspeditë tre orëshe me slita të tërhequra nga qentë përmes arktikut. Pastaj vjen koha për t’u rifreskuar dhe përgatitur për festën, që nis me një darkë gala. Festimet bëhen në natyrë të hapur përgjatë lumit Tornë në Finlandë. Të ftuarit mund të pinë shampanjë buzë lumit në baret e akullta buzë lumi, të njihen me vendasit tek zjarri, të ngrohen në një sauna dhe të shohin fishekzjarrët kur ora të shënojë mesnatë.

Udhëtarët do të marrin pjesë edhe në traditat finlandeze të Vitit të Ri të “derdhjes së kallajit”. Çdo njeri merr një copë të vogël kallaji, të cilin e shkrijnë dhe më pas e hedhin në një kovë me ujë të ftohtë. Kallaji ngurtësohet në një formë, që supozohet të jetë një shenjë për vitin që vjen. Menjëherë pas kësaj, është koha e Suedisë të kremtojë mesnatën numër dy, falë diferencës orare me dy shteteve. Nëse kushtet janë të mirë, jo vetëm që udhëtarët do të përjetojnë dy mesnata, por edhe dy pamje të ndryshme të dritave të veriut.
Udhëtimi zgjat katër ditë, me dy ditë për të marrë veten nga pija e festimeve ose për të bërë planet për vitin tjetër, mbase të merrni një licencë për slitë drerësh?! (Është opsion për ata që do të jenë në këtë udhëtim.)