Jo të gjitha pasaportat janë krijuar njëlloj. Nuk është vetëm ngjyra jashtë apo numri i faqeve brenda që e dallon dokumentin e secilit vend. Disa pasaporta janë thjesht më të pushtetshme. Çdo pasaportë ka rregulloren e vet unike. Indeksi i pasaportave, që rendit pasaportat e botës çdo vit për të identifikuar cilat janë më të pushtetshme, e kanë nxjerrë renditjen e tyre ë të fundit në tetor. Disa vende barazojnë njëri-tjetrin, (ndaj ka më shumë se një vend të renditur “i gjashti” për shembull) në aksesin global që u sigurojnë mbajtësve të tyre. Për të hyrë në 25 –shen më të mirë, një vend duhet të renditet të paktën i shtati si më i pushtetshmi.

7. Australia
Australianët mund t’i përdorin pasaportat tyre për të hyrë në 153 vende pa viza, duke qenë në barazim me tre shtete të tjerë që janë të renditur në të njëjtin pozicion, në vend të shtatë.

7. Zelanda e Re

Zelanda e Re është në të njëjtin pozicion me dy vende të tjera si e shtata më e pushtetshmja në botë, sa i përket rëndësisë së pasaportës së saj.
 
7. Greqia
Një pasaportë greke u jep qytetarëve të saj akses pa viza në 153 vende në botë.

6. Kanadaja

Edhe Kanadaja është në të njëjtin pozicion me tre shtete të tjerë, renditur si pasaporta e gjashtë më e pushtetshme në botë.

6. ShBA

Çka mund të jetë befasuese për shumë amerikanë është se pasaporta e tyre renditet vetëm ën vend të gjashtë si më e pushtetshmja në botë, barazuar nga shtete të tjerë për të njëjtin pozicion.

6. Irlanda

Irlanda ka pasaportën e gjashtë më të pushtetshme në botë.

6. Malajzia
Edhe pushteti i pasaportë sa malajziane është renditur në vend të gjashtë.

5. Portugalia
portugezët mund të vizitojnë 155 vende rreth botës pa viza, duke i bërë të fitojnë vendin e  pestë për pushtetin e pasaportës.

5. Austria
Austriakët kanë pasaportën e pestë më të pushtetshme në botë.

5. Belgjika
Qytetarët belgë mund të tregojnë pasaportat e tyre 155 shteteve dhe të kalojnë pa viza.

5. Holanda
Edhe holandezët mund të kalojnë në 155 shtete pa viza.

5. Zvicra
Zvicra u jep qytetarëve pasaportën e pestë më të pushtetshme në botë.

5. Luksemburgu
Luksemburgu është një nga gjashtë shtetet që u renditet pasaporta e pesta në botë.

4. Mbretëria e Bashkuar
Më 2015 –ën. Mbretëria e Bashkuar pati një nga pasaportat më të pushtetshme në botë. Qysh atëherë ka rënë në vendin e katërt.

4. Japonia
Pasaporta japoneze u jep qytetarëve kalim në 156 vende rreth botës pa viza.

4. Norvegjia
Norvegjia gjithashtu është në vend të katërt në renditjen e pasaportave.

4. Spanja
Spanja u jep qytetarëve të saj pasaportën e katërt më të pushtetshme në botë.

4. Franca
Francezët mund të shkojnë në 156 vende rreth botës pa viza me pasaportën e tyre të renditur në vend të katërt.

4. Italia

Italianët janë gjithashtu të katërtit për nga rëndësia e pasaportës së tyre në botë.

 4. Finlanda
Pasaporta e Finlandës është në barazim me shtatë shtete të tjerë si e katërta më e fuqishme në botë.

4. Danimarka
Edhe Danimarka ka pasaportën të renditur në vend të katërt.

3. Koreja e Jugut
Tanimë Koreja e Jugut ka pasaportën e tretë më të rëndësishme në botë.

3. Suedia
Suedia është gjithaq në vend të tretë. Qytetarët suedezë vizitojnë 157 shtete rreth botës pa viza.

2. Gjermania
Qytetarët gjermanë janë zotëruesit e së dytës pasaportë më të pushtetshme në botë. Gjermanët mund të vizitojnë 158 shtete rreth botës pa pasur nevojën e një vize.

1. Singapori
Me një akses në 159 shtete, pa viza ose duke marrë një viza në mbërritje, qytetarët e Singaporit mund të pretendojnë titullin si zotëruesit e pasaportës më të pushtetshme në botë.