Përbërësit
3/4 filxhan thjerrëza kafe
 4 filxhanë ujë
 3/4filxhan oriz i gjatë i pagatuar
 1 filxhan makarona të vogla vesh
 2 lugë gjelle vaj gatimi
2 qepë të mëdha, të grira
4 thelpinj hudhra, të grira
1 kanoçe domate të prera në kua
¼ lugë çaji copëza speci të kuq, kripë e piper për shije


Përgatitja
Hidhni thjerrëza dhe ujë në një tenxhere të madhe. i zieni, më pas i lini në një temperaturë mesatare për 25 minuta. Shtoni oriz te thjerrëzat dhe vazhdoni t’i gatuani edhe për 20 minuta të tjera, ose derisa orizi të zbutet.
Mbushni një tenxhere tjetër me ujë e kripë dhe e zieni. Shtoni makaronat vesh dhe i gatuani derisa të zbuten, rreth 8 minuta. i kulloni.
Ndërkohë, nxehni vajin e gatimit në një tigan të madh me nxehtësi mesatare. Shtoni qepë dhe hudhra, i gatuani dhe trazoni derisa qepa të marrë ngjyrë kafe të lehtë. Shtoni domatet dhe i marinoni me copëzat e thata të specit të kuq, kripë e piper. i lini të marrin një valë me nxehtësi mesatare për 10 deri 20 minuta. Në një pjatë të madhe servirjeje hidhni bashkë thjerrëzat, orizin dhe makaronat. i përzieni me salcën e domates derisa të mbulohen në mënyrë të njëtrajtshme.